Connect with us

Infrastrukturë

Rasti “Toka”, referencë e dështimit të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar

Published

on

Rasti i njohur si “Toka”, në të cilin pretendohet se më shumë se 50 persona kanë bashkëpunuar për të përvetësuar prona shtetërore te personat fizik dhe duke shkaktuar dëm të madh buxhetit të shtetit, cilësohet si një ndër rastet më të mëdha që e ka iniciuar drejtësia pas shpalljes së pavarësisë e tutje.

Në këtë rast për krim të organizuar, korrupsion, shpërlarje të parave e vepra të tjera penale janë akuzuar Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Sabedin Haxhiu, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Ilaz Syla, Mustafë Haliti, Hajrullah Berisha, Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Gani Ademi, Avni Maxhuni, Shqipe Maxhuni, Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku, Lirim Zeka, Agim Jerlija, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, Bajram Gashani dhe Shaip Krasniqi, në mesin e të cilëve edhe  ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, që sipas Prokurorisë Speciale, ka qenë edhe udhëheqës i këtij grupi kriminal, raporton ‘BetimipërDrejtësi’

Azem Syla dhe të tjerët dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale si: Krim të organizuar, Keqpërdorim i pozitës zyrtare, Pastrim i parave, Marrje të mitos, Mashtrim i rëndë, Mashtrim në detyrë, Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme,  Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.

Zvarritjet e rastit nga drejtësia kosovare

Edhe pas kalimit të Rastit “Toka” tek vendorët, kjo lëndë ende është në procedurë dhe pa epilog.

Gjatë vitit 2018, është mbajtur vetëm 1 (një) seancë gjyqësore ku të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndërsa nëntë seanca të tjera kanë dështuar të mbahen.

Pas shumë dështimeve për të filluar shqyrtimi gjyqësor, përsëri më 29 qershor 2018 nuk kishte arritur të mbahet ky gjykim për shkak të mungesës së akuzuarve Shaban Sylës, Ilaz Sylës, Shqipe Maxhuni dhe Ndue Palushi, kurse seancat e 11 dhe 12 korrikut 2018 ishin anuluar për shkak të grevës së punëtorëve administrativ të gjykatave dhe prokurorive.

Për të shtatën herë kishte dështuar të mbahet gjykimi i këtij rasti me rastin e mungesës së prokurorit special, Abdurrahim Islami dhe dy nga të akuzuarit, Ilaz Syla dhe Mustafë Haliti./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending