Connect with us

Aktuale

BB llogarit kostot: Ja sa është humbja për individ nga mbyllja e shkollave

Published

on

Pandemia Covid -19 do të shtrijë efektet negative për dekada me radhe për shkak të humbjeve që individët do të përjetojnë nga cenimi i cilësisë arsimore.

Humbjet gjatë gjithë jetës nga dijet e munguara për shkak të pandemisë përllogariten 6777 dollarë për fëmijët dhe studentet të angazhuar në sistemin arsimor shqiptar, përllogarit Banka Botërore në një kërkim të posaçëm në rang global në lidhje me kostot që ka prodhuar mbyllja e shkollave gjatë pandemisë. Banka analizoi kostot e mbylljes së shkollës COVID-19 për të ardhurat gjatë gjithë jetës për vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, për arsimi i mesëm dhe i lartë, si dhe bota në tërësi. Fitimet e munguara nga puna (për një person në shkollë) në të ardhmen janë vlerësuar 2,833 në të ardhura të ulëta, 6,777 dollarë amerikanë në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe 21,158 dollarë amerikanë në vendet me të ardhura të larta.

Në nivel global, kjo humbje është 20 404 dollarë amerikanë për një person në shkollë aktualisht. Këto humbje mund të duken një çmim i menaxhueshëm në luftën kundër COVID- 19 në nivel individual. Por po te merren parasysh se në të gjithë botën janë 1,5 miliardë persona në sistemet arsimore humbjet gjatë gjithë jetës së tyre përllogariten nga 252 – 360 miliardë dollarë në vendet me të ardhura të ulëta vendet, në 4.8 – 6.8 trilionë dollarë në vendet me të ardhura të mesme dhe 3.4 – 4.9 trilionë dollarë në vendet me të ardhura te larta. Humbjet totale globale arrijnë në 11 – 15 trilionë dollarë.

Po të ngarkohet në një vit e gjithë kostoja e humbjeve në PBB-në varion nga 43-61 për qind në vendet me të ardhura të ulëta, 15- 22 për qind në vendet me të ardhura të mesme dhe 6-9 për qind në vendet me të ardhura të larta. Në rang global humbjet e ardhshme përfaqësojnë 12-18 për qind të PBB-së aktuale vjetore. Tek të diplomuarit në universitete humbjet vjetore në rang global llogariten 725 dollarë në vit ose 18 mijë dollarë gjatë gjithë jetës. Të diplomuarit me shkollë e mesme do të humbasin 363 dollarë në vit dhe gati 9,000 dollarë gjatë gjithë jetës, ndërsa të arsimuarit në nivelin e ulët do kenë humbje vjetore 272 dollarë dhe 6,700 dollarë gjatë gjithë jetës. /Monitor/

Aktuale

ATK-ja dhe Inspektorati i Punës arrijnë memorandum bashkëpunimi për të trajtuar punën e padeklaruar

Published

on

Të hënën përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim  t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtori i ATK-së zt.Ilir Murtezaj tha se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve..

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit     ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending