Infrastrukturë
Bashkimi Evropian ia rinovon Bullgarisë rrjetin hekurudhor me fondet e kohezionit
Published
9 months agoon
Falë fondeve të kohezionit të BE-së, Bullgaria po aktivizon dhe po përfundon projekte të shumta për të rinovuar rrjetin hekurudhor.
Megjithatë, mbi këto punime mbizotëron hija e korrupsionit dhe ka mundësi që në të kaluarën, një pjesë e fondeve të jenë përdorur në mënyrë të parregullt, shkruan Maura Madeddu për “Energy4Future”.
Komisioni Europian ka dhënë dy njoftime për shtyp në lidhje me përdorimin e fondeve të destinuara për Bullgarinë. Politika e kohezionit synon të luftojë pabarazitë ekonomike, sociale dhe territoriale midis rajoneve të ndryshme të BE-së, duke shpërndarë burime financiare për të arritur objektiva të ndryshëm. Përfituesit kryesorë të këtyre burimeve janë vendet dhe rajonet më pak të zhvilluara, përfshirë edhe Bullgarinë.
Për një periudhë shtatëvjeçare (2021-2027), Komisioni Europian ka planifikuar një investim prej 11 miliardë eurosh për Sofjen, me qëllim për të modernizuar sistemin e infrastrukturës në vend.
Vëmendja e re ndaj infrastrukturës hekurudhore bullgare vjen nga nevoja për t’u përshtatur me nivelet e efikasitetit të sistemit europian të transportit, duke rritur shpejtësinë e udhëtimit në vend.
Ka një objektiv të dyfishtë: nga njëra anë, të bëhen më të sigurta 4700 kilometrat e rrjetit hekurudhor që përshkojnë Bullgarinë; dhe nga ana tjetër, të përparohet drejt objektivave të klimës deri në vitin 2050, një vit kur duhet të kenë përfunduar të gjitha punimet e modernizimit dhe ndërtimit të rrjetit hekurudhor në territoret e BE-së.
Dy njoftimet për shtyp të Komisionit Europian përmendin këtë linjë investimesh. Në fund të tetorit, u përurua modernizimi i linjës hekurudhore që lidh Sofjen dhe Plovdivin, në seksionin midis qytetit Elin Pelin, që ndodhet rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit dhe qytetit Kostenets, në pjesën qendrore të vendit.
Sofja dhe Plovdivi janë dy qytetet më aktive në Bullgari dhe punimet në rrugën Elin Pelin-Kostenets, do të luajnë një rol kyç në nxitjen e rritjes ekonomike në vend, duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Ky projekt synon gjithashtu të harmonizojë sistemin hekurudhor bullgar me standardet europiane, për shembull duke instaluar sisteme sinjalizuese moderne dhe duke ndërtuar ose duke rinovuar 24 ura dhe rrugëkalime.
Në ceremoninë e përurimit, të mbajtur më 30 tetor në Ihtiman, morën pjesë përfaqësues të qeverisë bullgare dhe autoritetit hekurudhor, si dhe të subjekteve të ndryshme të përfshira në zbatimin e projektit.
Në të njëjtin sektor, BE-ja financoi gjithashtu rinovimin e stacionit të trenit Stara Zagora, 230 kilometra larg Sofjes. Ndërhyrja përfshinte rinovimin e plotë të stacionit, nga struktura arkitekturore, e deri te ndërrimi i sistemeve elektrike, të ujit dhe të kanalizimeve. Përveç përmirësimit të kushteve të udhëtimit për pasagjerët dhe kushteve të punës për punonjësit, ndërhyrjet e bashkëfinancuara kanë kontribuar në përmirësimin e imazhit të sistemit hekurudhor bullgar, duke krijuar një menaxhim më efikas nga pikëpamja energjetike dhe me vëmendje të veçantë për qasjen e personave me aftësi të kufizuara.
Prej disa muajsh, Bullgaria ka qenë në qendër të hetimeve të kryera nga kryeprokurorja e Prokurorisë Publike Europiane, Laura Codruța Kövesi, mbi përdorimin e pahijshëm të fondeve të kohezionit për projekte të lidhura me modernizimin e sistemit hekurudhor dhe efikasitetin energjetik të vendit.
Hetimi, i kryer së bashku me Zyrën Europiane Kundër Mashtrimit, nisi për shkak të parregullsive të dyshuara në lidhje me një projekt të infrastrukturës hekurudhore, konkretisht me procedurat për prokurimin dhe zbatimin e projekteve.
Lajmi për hetime të reja për përvetësimin e fondeve europiane në vend, erdhi pas disa vitesh ankesa nga shoqëria civile bullgare: në vitin 2020, Qendra për Studime të Demokracisë në Sofje, deklaroi se 15% e fondeve europiane të destinuara për Bullgarinë, ishin keqpërdoruar sistematikisht.
Zyra e Prokurorit Publik Europian po kryen një hetim të gjerë dhe vlerëson se dëmet janë rreth 492 milionë euro dhe po heton gjithashtu aktet e dyshuara të pastrimit të parave dhe transfertave të rreme të parave, të cilat rezultuan në tërheqjen e më shumë se 2.5 milionë eurove nga individë të dënuar më parë me krime penale.
Për fat të keq, korrupsioni nuk është një dukuri e re në Bullgari: sipas Transparency International, në vitin 2021, rreth 19% e të intervistuarve në sondazh, thanë se kishin paguar ryshfet për të përdorur shërbimet publike dhe 48% e tyre kishin vërejtur një rritje të niveleve të korrupsionit në vend./Media Ndërtimi
You may like
Infrastrukturë
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
Published
4 months agoon
July 25, 2024Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.
Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.
“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.
Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.
„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.
Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.
“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.
Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.
“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi
Infrastrukturë
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
Published
4 months agoon
July 25, 2024Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.
Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.
Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.
Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.
Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.
Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.
Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.
Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.
Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.
Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.
Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.
Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.
Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.
Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi
Infrastrukturë
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
Published
4 months agoon
July 25, 2024Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.
Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.
Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.
Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.
Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.
Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi