Connect with us

Infrastrukturë

Spanja synon të bëhet eksportues i hidrogjenit ekologjik

Published

on

Spanja synon të bëhet eksportues i hidrogjenit ekologjik, sepse vendi ka shumë diell dhe erë, pra shumë mundësi për prodhimin e tij. Por për prodhimin e hidrogjenit nevojitet edhe ujë. Dhe uji është me pakicë.

Kompania autobusëve të kryeqytetit të ishullit Majorka, Palma, ka 200 autobusë. Pesë prej tyre përdorin si karburant hidrogjen të lëngshëm, i cili subvencionohet edhe nga BE. Mbushja e serbatorit zgjat 8 deri 10 minuta dhe është shumë e thjeshtë.

Autobusët me hidrogjen nuk bëjnë fare zhurmë dhe lënë pas vetëm ujë dhe asgjë tjetër. Por kur përdor hidrogjen, në vend të naftës, kjo kushton dyfishin, rreth 35 euro më shumë për çdo 100 kilometra.

Hidrogjen i lëngshëm edhe në hotele

Spanja synon të kthehet në gjigand energjie me të gjitha problemet dhe shancet që sjell. Hidrogjeni i lëngshëm vjen akoma prej pjesës kontinentale të vendit. Por pas disa javësh fabrika e Majorkës do të prodhojë vetë hidrogjen të lëngshëm. Fushat me elementë diellore prodhojnë energji me rrugë ekologjike për të ndarë ujin në hidrogjenin e shumë kërkuar dhe oksigjen.

Në të ardhmen hidrogjenin e lëngshëm parashikohet ta përdorin edhe hotelet dhe kjo mundëson që turizmi të kthehet shpejt në turizëm të qëndrueshëm.

Potencial për konflikte

Por jo të gjithë janë të gëzuar. “Vitin e kaluar patëm kufizime të ujit për konsum. Pishinat nuk u mbushën më me ujë. Lulishtet nuk u ujitën. Të konsumosh sasi të tillë uji për prodhimin e hidrogjenit në një situatë të tillë, është shumë dritëshkurtër.” – thotë një banor.

Impianti më i madh për prodhimin e hidrogjenit në Spanjë ndodhet në brendësi të vendit. Por edhe atje ka pak ujë. Dhe në këto periudha të thata ujin e përdor kryesisht bujqësia, në mënyrë që të luftojë tharjen e bimëve.

Ignacio Urbasos, ekspert energjie pranë Real Instituto Elcano, Madrid medon: “Kjo do të kthehet në konflikt. Në Spanjë energjia e renovueshme prodhohet më lirë në brendësi të vendit. Por aty nuk ka përdorim të ujit të detit dhe ka përdorim të kufizuar të ujrave të zeza. Në brendësi të vendit do të kemi me siguri një konflikt direkt për ujin.”

Muajt e fundit kanë qenë shumë të thata dhe kanë treguar sa e brishtë është ëndërra për t’u kthyer në gjigand energjie./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending