Connect with us

Infrastrukturë

Bashkia e Tiranës harron të pastrehët e 5 majit, asnjë përfitues nga dy shortet e hedhura

Published

on

Në dy shorte të hedhura për shpërndarjen e apartamenteve në zonën e “5 majit”, emrat e ish–banorëve nuk figurojnë në listën e fituesve. Ata i humbën shtëpitë jo nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga një vendim i qeverisë shqiptare për ndërtimin e “Tirana Riverside”, një qytet futurist që do të strehojë të dëmtuarit e tërmetit, por edhe mjaft institucione publike.

Për të pastrehët e tërmetit deri më tani janë hedhur dy shorte, një më datë 25 dhjetor 2021 dhe një më tre mars 2023 dhe në total janë shpërndarë 181 shtëpi banimi.

“Këtu kam pas shtëpinë unë, të vi tjetri të futet brenda këtu tek shtëpia ime, pa u fut unë akoma, është turp edhe për bashkinë, edhe për shtetin“ –  shprehet për Citizens, Shkëlzen Mëhilli, i cili e ka firmosur kontratën e shpronësimit me bashkinë e Tiranës.

Vendimi i kontestuar për prishjen e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, krijoi një tjetër grup të madh të pastrehësh. Ky vendim la pa një çati mbi kokë 222 pronarë, një pjesë me banesa të hipotekuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.

Në një dalje publike të datës 20 janar 2022, në atë kohë zëvendës kryetar bashkie i Tiranës, Arbian Mazniku i premtoi banorëve të “5 Majit“se secili prej tyre do të kishte një objekt më të mirë dhe më të shtrenjtë, se ai që kishin aktualisht.

Çfarë ndodh realisht në zonën e “5 majit”?

Citizens Channel ishte në terren për të konstatuar se cilët janë banorët që kanë hyrë aktualisht në gjashtë godinat e përfunduara. Bashkia Tiranë konfirmoi se në zonën e re zhvillimore “5 Maji” po ndërtohen 15 godina (seksione) të reja, nga të cilat kanë përfunduar dhe janë kolauduar punimet në 6 godina, si dhe janë drejt përfundimit ose në proces punimet për 9 godinat e tjera.

“Rruga “Myslym Keta”, u dëmtuam nga tërmeti dhe erdhëm këtu, na strehoi bashkia këtu, njësia katër “- tha Eftali Zekaj.

Banorët që kanë përfituar një apartament të ri në këtë zonë, u përkasin njësive të tjera të prekura nga tërmeti në kryeqytetet, ku 40 pallate janë shembur deri tani.

Nisur nga fatkeqësia natyrore e 26 Nëntorit 2019, zona informale e 5 majit u parashikua të rindërtohej sipas projektit “Tirana Riverside“, i hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ndërsa fokusi ishte strehimi i të pastrehëve nga tërmeti, një grupim i ri të pastrehësh është krijuar në qytet.

“Unë kam dal që me 14 tetor të 2021, edhe shtëpia që kam pas unë, është bë pallati, ka mbaru, tani pres që kur të vi ky shorteu, të na fusin, se aty ku e kisha vendin unë është gati shtëpia. Pse mos me hy tani?“- tha për Citizens Channel, Dritan Ahmetaj.

Banorët trajtohen me bonus qiraje prej dy vitesh, shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot e qirasë së apartamenteve në kryeqytet.

“Unë paguaj katërqind mijë lekë qira, ujë, drita, bonus marr 180 mijë lekë“- thekson Mëhilli.

Emergjencë në prishje, rindërtim i ngadaltë

Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite nga shembja e shtëpisë së nënë Lizës, ajo ende arrin të dallojë ndër rrënoja shtyllat e betonit të shtëpisë së saj. Banesa e saj e re, ku jeton me qira, ka përballë pamjen e inerteve të pambledhura të shembjeve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending