Connect with us

Infrastrukturë

Deri në 4000 euro m² i apartamenteve në qendër të Tiranës! Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave

Published

on

Apartamentet në vend po kushtojnë më shumë vit pas viti, dhe ky shtrenjtim nuk po ndalet pavarësisht bumit të ndërtimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e kaluar janë miratuar mbi 1600 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.1 milionë metër katror. Numri i lejeve të dhëna nga bashkitë u rrit me 12% vjet në raport me vitin 2022.

mimet e apartamenteve si për qiratë ashtu edhe për blerje vijojnë të rriten pavarësisht se numri i ndërtimeve në vend po shtohet vit pas viti. Gjatë vitit të kaluar bashkitë kanë dhënë 1602 leje ndërtimi, nga 1420 leje që u dhënë në vitin 2022, duke u rritur me 12%.

Referuar të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve është 2.1 milionë metër katror, me rënie në raport me vitin paraardhës kur ishte 2.6 milionë metër. Ndërsa vlera e këtyre ndërtimeve sipas INSTAT përllogaritet në 25.3 miliardë lekë.

Edhe pse në 5 vitet e fundit numri i lejeve të ndërtimit është 3 fishuar, nga 2074 leje në vitet 2013-2017, 6473 leje nga 2018-2023, çmimet vetëm rriten.

Nga një vëzhgim nëpër faqet e agjencive imobiliare kupton se një apartament sot në zonën e Astirit ku ka edhe kërkesë të lartë për blerje 1 metër katror kushton minimalisht 1100 euro, por ka edhe hyrje të reja ku çmime kapërcen 1600 euro metri.

Po aq ka shkuar çmimi për metër katror edhe në Yzberisht. Me 1300 euro metri po shiten shtëpitë në zonën e Xhamllëkut, ose mbi 1600 euro është vlera tek Rruga Myslym Shyri apo në Don Bosko. Ndërsa në 21 dhjetor vlera ka kapërcyer në 2000 euro, e rritet më shumë në rrugën e Durrësit ku arrin në mbi 2200 euro. Brenda në qendër çmimet për një metër katror arrijnë në 4000 euro.

Kjo valë shtrenjtimi e apartamenteve nuk ka të ndalur, edhe pse inflacioni në vend është në trend rënës, ndërsa anketimet e Bankës së Shqipërisë flasin për shtrenjtim të mëtejshëm.

Sipas një analize të bankës së Shqipërisë shkaqet që po sjellin këtë rritje të vrullshme të çmimeve kryesisht pas pandemisë janë blerja e pronave nga të huajt ndikuar edhe prej bumit turistik, që i përdorin për biznese ose i lëshojnë me qira, ndjekur nga huaja bankare dhe rritja e normave të interesit pasi ndërtuesit marrin kredi për të bërë investimin, si edhe rritja e kostove të ndërtimit apo e pagave të punonjësve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending