Connect with us

Infrastrukturë

Rrjedhja e vazhdueshme e ujit po e rrezikon lokalitetin arkeologjik në Prizren

Published

on

Rrjedhja e vazhdueshme e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren është duke cenuar strukturat arkitekturore të këtij aseti, ndërkohë që kërkesat e Institutit Arkeologjik të Kosovës për sanimin e defektit drejtuar KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Komunës së Prizrenit deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

IAK ka bërë të ditur se në tetor të vitit 2023 është adresuar kërkesa e parë në KRU “Hidroregjioni Jugor” për sanimin e rrjedhjes së ujit, derisa kërkesa e dytë është bërë në fillim të dhjetorit të vitit 2023, dhe që të dyjat kanë mbetë pa përgjigje. IAK në dhjetor ka kontaktuar edhe me telefon drejtuesit e “Hidroregjionit Jugor”, që kanë pohuar se çështjen duhet adresuar te Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit.  IAK ka theksuar se më 18 dhjetor 2023 i ka dërguar kërkesë DSHP-së për sanimin e prishjes përkatësisht rrjedhjen e ujit nga Kroi i Beledijes në drejtim të lokalitetit arkeologjik dhe se me 28 dhjetor 2023 ka pranuar përgjigjen me shkrim se DSHP nuk është kompetente dhe se për këtë çështje duhet drejtuar KRU “Hidroregjioni Jugor”.

“Rrjedhja e ujit ka vazhduar dhe duket se ka prishje të gypave sepse edhe pse është ndal çeshmja, uji ka vazhduar të rrjedhë dhe cenon strukturat e lokalitetit arkeologjik”, thuhet në përgjigjen e IAK-së. Aty sqarohet se në kuadër të planit të mirëmbajtjes dhe pastrimit të lokalitetit arkeologjik, Komuna e Prizrenit obligohet që ta pastrojë rregullisht lokalitetin, derisa institucionet përgjegjëse si IAK dhe QRTK Prizren duhet të informohen për pastrimin  sistematik.

EC Ma Ndryshe konsideron se zvarritja e kësaj çështjeje duke hedhur përgjegjësinë tek organi tjetër, mos koordinimi i duhur dhe mos respektimi i obligimeve të marra paraprakisht, rrezikojnë lokalitetin arkeologjik që paraqet një pikë të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike në qytetin e vjetër.

Prandaj EC-i i bën thirrje të gjithë organeve përgjegjëse që në këtë rast të veprojnë me shpejtësi për sanimin e defektit dhe ndaljen e rrjedhjes së vazhdueshme të ujit, në mënyrë që të evitohet cenimi i mëtejmë i strukturave të lokalitetit arkeologjik në Sheshin e Lidhjes./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending