Connect with us

Aktuale

Banorët lëshojnë pe,  gati të lejojnë vazhdimin e projekteve infrastrukturore

Published

on

Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të premte negociatata mes përfaqësuesve të qeverisë, Bashkisë së Himarës dhe banorëve të qytezës së vogël bregdetare që kundërshtojnë projektet për rregullimin e infrastrukturës.

Kështu, të pranishëm në negociata ishin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri; ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro; kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano; ish-kandidati Fredi Bejleri; kryebashkiaku Goro dhe një grup banorësh të Himarës.

Për rreth një orë është diskutuar dhe në fund është lënë një takim i dytë për të premten që vjen. Pas seancës, që u mbajt me dyer të mbyllura, ministri Gjinknuri tha se po gjendet gjuha e përbashkët.

“Javën tjetër do bëjmë një takim të fundit ku do sqarojmë të gjithë personat se si do të zbatohet projekti, në bazë të ligjit në fuqi dhe nëse ka njeri që preket nga ky projekt por nuk është përfshirë do të përfshihet”, deklaroi Gjiknuri.

Mësohet se është arritur një marrëveshje për kompensimin e drejtë të pronave që preket nga projekti urbanistik i Himarës. Në takim është diskutuar për të zgjidhur edhe problemet e mbartura të pronave në Himarë.

“Ne do të hapim një degë të posaçme të zyrës së Hipotekës së Vlorës në Himarë, që qytetarët të mos sorollaten rrugëve”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku i Himarës tha se gjithçka po ndodh nga ndërhyrjet politike. “Kishte shkëmbime mendimesh. Do bëhet edhe një takim përfundimtar me banorët që kanë pretendimet e tyre dhe do vazhdojë projekti siç është miratuar”, tha Goro.

Ish-rivali i Goros, Fredi Bejleri njoftoi takimin e radhës pas një jave. “Dialogu vazhdon. Të premten tjetër do ketë një takim me banorët e Himarës që preken nga projekti. Kemi kërkuar që para se të vijojë projekti, me procedurën që ka ligji të dëmshpërblehen pronarët e tokave”, tha Bejleri.

Bisedimet për të gjetur një zgjidhje erdhën menjëherë pas bisedimeve kokë më kokë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

Në takimin e zhvilluar disa ditë më parë mes Koxias dhe Bushatit duket se është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjidhur çështjet pezull mes dy vendeve.

Një nga shqetësimet e ngritura nga qeveria greke ishte edhe çështja e pronave të banorëve të Himarës, për të cilën Koxias tha dy ditë më parë në televizionin publik grek se duhet kompensim.

Aktuale

Një kompani ndërtimi kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending