Aktuale
Rruga në Prizren që shtrohet vetëm me zhavorr dhe atë vetëm afër zgjedhjeve
Kryetari në largim i Prizrenit, Ramadan Muja, ka shtuar intensitetin e punimeve thuajse në të gjitha fshatrat dhe brenda Prizrenit.
Një investim i tillë ka filluar të realizohet edhe në rrugën që lidh fshatin Lugishtë dhe Kabash të Hasit.
Kryetari i fshatit Kabash, Fejzë Kabashi thotë se kjo rrugë po shtrohet vetëm me zhavorr.
“Kjo rrugë është jetike për banorët e këtyre dy fshatrave, mirëpo shtrimi me zhavorr po ndodhë vetëm në stilin elektoral”, thotë Kabashi.
Sipas tij, kërkesa për këtë rrugë është bërë para dy vitesh.
“ Kurrë nuk kemi marrë përgjigje”, tregon ai.
“Punëtorët na kanë thënë se rruga do të shtrohet vetëm me zhavorr. Nëse është kështu vërtet është për keqardhje se në cfarë niveli ka rënë Komuna e Prizrenit”. /PrizrenPress.com/
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor