Featured
Numër shumë i madh i objekteve pa leje dhe të painspektuara

Në territorin e Kosovës janë ndërtuar gjatë vitit 2016 shumë objekte, prej të cilave shumë prej tyre pa leje.
Sot e përditshmja “Koha Ditore” raporton se më shumë se gjysma e objekteve të reja që janë ndërtuar nëpër komuna të Kosovës gjatë 2016-s nuk janë inspektuar asnjëherë nga inspektorët komunalë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë as leje ndërtimore.
Shprehur me numra, prej 5.412 ndërtesave të reja që janë ndërtuar në vitin 2016, më shumë se gjysma e tyre (2.989) nuk janë inspektuar fare.
Ndërkaq prej 2.423 ndërtesave të inspektuara, vetëm 1.666 ndërtesa kanë pasur leje ndërtimi, sipas Kohës Ditore.
-MUND TË LEXONI EDHE KËTO-
(kliko mbi tituj)
Si u gjetën 46,523 ndërtime pa leje në Prishtinë [dokument]
Ky është numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara nga paslufta në Prishtinë [dokument]
Në këto raste të rindërtimit të objekteve nuk keni nevojë të merrni leje [dokument]
Rastet kur legalizohen ndërhyrjet pa leje në ndërtimet me leje në Kosovë [dokument]
Fazat që duhet kaluar për të marrë Leje Ndërtimore

You must be logged in to post a comment Login