Featured
Si u gjetën 46,523 ndërtime pa leje në Prishtinë [dokument]
Fushatë e madhe dy vite më parë kishte kapluar Kosovën në lidhje me legalizimin e ndërtimeve. Fushata kishte dhënë efektin e saj. Vetëm në Prishtinë në vitin 2016 janë legalizuar 178 objekte.
Mirëpo, gjatë procesit të regjistrimit të ndërtimeve pa leje në vitin 2014 dhe 2016, duke përfshirë edhe objektet pa leje të paraluftës dhe pasluftës, por jo edhe ato objekte të legalizuara vitet paraprake, në kryeqytetin e Kosovës kanë rezultuar 46 mijë e 523 ndërtime pa leje, shkruan Ndertimi.info.
Për këto ndërtime, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 12 qershor 2015, ka ngritur aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me ndërtimet kundërligjore, kundër njëmbëdhjetë personave, prej tyre dhjetë zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe një pronar i një kompanie private, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe kundër një pronari të një kompanie private për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në nisjen e gjykimit ndaj 10 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, prokurorja Drita Hajdari i ka krahasuar dëmet nga ndërtimet pa leje me dëmet e luftës së fundit.
“Kryeqyteti i Kosovës ka mbijetuar luftën gati pa pasoja, mirëpo sipas disa analizave ndërtimet e pasluftës e kanë dëmtuar 75 % të strukturës ekzistuese të qytetit duke përfshirë këtu edhe pjesët e vjetra dhe historike të qytetit,“ ka deklaruar Hajdari.
Te legalizimet, tashmë ky proces nuk vazhdon. Më 5 shkurt të këtij viti ka skaduar Ligji i cili e mbulon këtë fushë dhe se, sipas Komunës së Prishtinës, nuk mund të vazhdohet me procedura të legalizimit deri në miratim të ndonjë ligji eventual që do të mbulonte këtë fushë.
Nga të dhënat që ka marrë Ndertimi.info, këtë vit (2017), janë legalizuar vetëm 10 ndërtime.
Më poshtë keni tabelën me të gjitha të dhënat nga viti 2011 deri në vitin 2017.
-
Infrastrukturë21 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh
You must be logged in to post a comment Login