Arkitekturë
Dizajni interesant i kullës vrojtuese 34 metra të gjatë
Pompejus është një kullë vrojtimi në Fort de Roovere në Halsteren, Ëest Brabant. Kulla ka pamje nga Linja e Mbrojtjes së Ujërave të Brabantit Perëndimor, pjesa më e vjetër e Zuiderëaterlinie që kalon nga Bergen op Zoom në Grave.
Pompejus është një kullë vrojtimi, një teatër në ajër të hapur dhe një pikë informacioni për turistët. Pompejus është emëruar pas komandantit të parë të kalasë, Pompejus de Roovere, shkruan Arch Daily, transmeton Ndërtimi.info.
Kulla duke pasqyruar anët e fortesës, krijon një formë të mprehtë e cila shtrihet përpara mbi hendek. Si rezultat, ajo është e mbyllur nga jashtë dhe është e hapur në njërën anë në pjerrtësi. Kjo krijon hapësira brenda për një qendër informacioni dhe një teatër të hapur për 225 persona.
Për të parë zonën përreth pemëve, kulla duhet të jetë 25 metra lartësi. Pompejus kalon 34 metra mbi mjedisin e tij. Nga lart mund të shikoni 20 kilometra larg në të gjitha drejtimet dhe mund të shihni të gjithë Linjen e Mbrojtjes së Ujërave të Brabantit të Perëndimit.
Fasada është hartuar sipas parimit të diagramit “Voronoi”, një parim matematikor në të cilin përdoren trekëndëshat e çelikut në mënyrë që të mundësohet të ketë dritare dhe hapje në fasadë. Së dyti, fasada mund të ndahet në elemente të parafabrikuara shtesë për të thyer dominimin e strukturës së çelikut trekëndësh.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor