Aktuale
Kosova nënshkruan në Trieste traktatin e transportit që ndihmon zhvillimin e rrugëve dhe hekurudhave
Më 12 korrik u mbajt Samiti i Triestës së vazhdimësi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor ku mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku.
Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të ËB6, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit perëndimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit të transportit si dhe siguria në komunikacionin si çështje, me fokus të veçantë në të gjitha vendet.
Gjatë këtij samiti, Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport zonjën Violeta Bulc si dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.
-
Infrastrukturë2 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Infrastrukturë2 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Infrastrukturë3 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Infrastrukturë3 days ago
Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
-
Infrastrukturë2 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Aktuale3 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës
-
Aktuale12 hours ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Auto3 days ago
SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina
You must be logged in to post a comment Login