Connect with us

Aktuale

“Kosova do ta përmbyll vitin 2017 me një rritje ekonomike të lart”

Published

on

Në kuptimin e trendit të rritjes ekonomike, ministri i Financave, Bedri Hamza po thotë se sipas vlerësimeve Kosova do të përmbyll këtë vit me një rritje mjaft të lartë, rritje kjo që pritet të vazhdoj edhe në vitet në vijim.

Këto deklarata i pari i kësaj ministri i dha në një konferencë Ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditim Bankar dhe Sektorët Bankarë në vendet e Evropës Kombëtare e Austrisë dhe Banka Investive Evropiane”.

“Koha kur po mbahet kjo konferencë, është mjaft inkurajuese, me vetë faktin se prospektet për rritje ekonomike për regjionin dhe Evropën në përgjithësi, duket të jenë mjaft më optimiste se më parë. Këtu po i referohem raportit më të fundit të FMN-së ‘Regional Economic Outlook’, ku ndër të tjera, thotë se ‘Rimëkëmbja në Evropë ka fituar në shpejtësi ku rritja reale e GDP-së për 2017 pritet të jetë 2.4%, që është mjaft më e lart se 1.7% në 2016’”, tha Hamza.

Me këtë rast ministri Bedri Hamza  tha se organizimi i këtij forumi ka të njëjtin qëllim – të flasim e të diskutojmë për çështjet që janë me rëndësi për vendet tona, dhe duke u mbështetur në përvojat dhe ekspertizat tona, të punojmë për reforma të mëtutjeshme, në funksion të rritjes më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Sipas tij, në kuptimin e trendit të rritjes ekonomike, edhe vendi ynë, Kosova duket se do të përmbyll vitin 2017 me një rritje mjaft të lart dhe kjo rritje presim të vazhdoj edhe në vitet në vijim.

“Për sa i përket stabilitetit fiskal, Qeveria e Kosovës si gjatë viteve të kaluara, dhe në vitet në vijim, do të vazhdoj me politikat e saja buxhetore të kujdesshme, për tu siguruar se deficiti buxhetor mbetet në nivelet e pranueshme; që përbërja strukturore e buxhetit të jetë adekuate, dhe që niveli i borxhit publik të jetë i menaxhueshëm. Ndërsa, për sa i përket reformave strukturore, ne kemi bërë një punë mjaft premtuese, gjë që është reflektuar me raportin më të fundit të Bankës Botërore ‘Të Bërit Biznes’. Sipas këtij Raporti, Kosova renditet në top-dhjetëshin e vendeve më reformatore në Botë, dhe ka kërcyer për 20 vende të renditjes botërore, duke arritur kështu në vendin e 40”, shtoi Ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se sa i përket reformave në drejtësi” ne kemi ndërmarrë hapa mjaft konkret në këtë drejtim, dhe duke qenë se kjo fushë është shumë me prioritet për ne, kemi rritur buxhetin në masë të konsiderueshme për implementim të reformave”.

“Lidhur me qasjen në financa, Qeveria me ndihmën e donatorëve ka themeluar Fondin për Sigurimin e Kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe tani më ky fond është operacional dhe ka ndërtuar një portfolio mjaft inkurajuese. Gjatë viteve në vijim, ne do rrisim kapitalin e këtij institucioni, ashtu që ti mundësojmë një përkrahje më të madhe për sektorin bankar”, shtoi ministri Hamza.

Ministri Bedri Hamza bëri të ditur se edhe pse vetëm që disa javë më parë e ka lënë Bankën Qendrore dhe falë komunikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Guvernatorin, është mirë i informuar mbi ecuritë në këtë sektor. Ai gjithashtu shprehi bindjen se  sektori financiar në Kosove do të vazhdoj të jetë një nga mbështetësit kryesor të rritjes ekonomike.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending