Aktuale
Kjo është shtëpia e vërtetë ku është ngritur flamuri në Vlorë [foto]
Vazhdon të jetë misterioze e vërteta për shtëpinë në Vlorë, shtëpi kjo ku Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Një fotografi e publikuar nga mediet shqiptare është ndoshta e vetmja fotografi e cila tregon nga përballë këtë shtëpi.
Tjetër konfuzion rreth “Shtëpisë së Pavarësisë” është se nuk është parë ndonjë fotografi tjetër e kësaj shtëpie, përvec një skice dhe një një pikture.
Në kohën kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, kjo ndërtesë historike dykatëshe, e quajtur selamllëk, pjesë e sarajeve të mëdha të Vlorajve, ishte pronë e Xhemil bej Vlorës, nipit të Esat pashë Toptanit. Ajo ishte 70 metra e gjatë, kishte një ballkon përpara dhe pikërisht në atë ballkon u ngrit flamuri
Aq kuptim të veçantë ka kjo shtëpi në historinë e Shqipërisë, saqë ajo vërtet ia vlen të rikrijohet në formën e mëparshme dhe kjo do të kushtonte shumë më pak se sa ndërtimi i një pallati.
Saktësisht ajo ndodhej pranë vendit ku sot është varri i Ismail Qemalit me statujën e Flamurtarit.
Prapa saj ishte haremllëku, një ndërtesë e stërmadhe trekatëshe, që përdorej për jetën e përditshme: banim, gatim, rritjen e fëmijëve. Ekzistojnë disa foto të mira të haremllëkut, që është edhe shtëpia ku ka lindur Ismail Qemali.
Haremllëku trekatësh shpesh, dhe për arsye të pakuptueshme e ndoshta banale, ngatërrohet me shtëpinë dykatëshe ku u ngrit flamuri, edhe pse Eqrem Vlora, njëri ndër trashëgimtarët e hershëm të sarajeve, ka botuar një skicë të rrallë dhe me shënime që sqarojnë mirë e bukur çdo gjë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë13 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë15 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale14 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj