Aktuale
Kështjellat mahnitëse prej akulli në Kinë [foto]
Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Skulpturave të Dëborës në Harbin të Kinës tërhoqi artistë nga 17 vende të botës, duke e bërë akullin dhe borën shumë më tërheqës nga ç’ jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Eventi 4-ditor vendos përballë njëri-tjetrit 100 konkurrentë të organizuar në 25 ekipe në garën për çmimet e mëdha. Atyre u duhet të punojnë mbi bazën e blloqeve të ngrira 3 metra të gjata, 3 të gjera e 4 metra të larta, transmeton tch. Krijimet e skulptorëve ndodh rëndom që të prezantojnë personazhe apo të kenë një tematikë të mbështetur tek kulturat e tyre kombëtare.
Malajzia, për shembull, me një klimë klasike tropikale, sjell statujën e një peshkatari në një liqen që, në këtë rast, është i ngrirë.
Konkursi i skulpturave të dëborës është pjesë e festivalit më të gjerë të borës dhe akullit që çelet zyrtarisht në 5 janar e vazhdon deri në shkurt, duke ofruar dhe evente të tjera si karnevale në dëborë, rrëshqitje në akull, një spektakël fenerësh, futboll, hokej e ceremoni martesore, të gjitha në akull.
Ai e ka kthyer prej vitesh Harbinin në një destinacion të preferuar dimëror e në periudhën e festivalit qytetin e vizitojnë me mijëra turistë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë24 hours ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë19 hours ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena