Aktuale
FMN thotë tërthorazi se mund “të rriten pagat” në Kosovë
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur vizitën e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite është konfirmuar se Kosova ka një stabilitet financiar. Ata kanë thënë se ka rritje ekonomike të mirë, kurse rritja e pagave duhet të bëhet me rritjen ekonomike propocionalisht, kështu është kuptuar rritja e pagave.
Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë e mire në tre mujorin fundit. Si FMN i kanë rritur parashikimet për rritje ekomomik për ketë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. “Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë”, tha ai.
Miniane ka thënë se fokus i tyre ka qenë që me buxhetin e vitit 2018, të respektohet rregulla fiskale. Sipas tij, ekonomia e Kosovës është me kapacitet të kufizuar financuese, kurse buxheti duhet të bazohet në të hyra të besueshme tatimor dhe jotatimore.
“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një shpërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”, ka thënë Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane.
Sipas tij, shpenzimi për autostradën “Arbën Xhaferi” do të krijojnë hapësira të reja për projektet e reja kapitale.
Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë euro. “Do të ketë investime në infrastrukturën hekurudhore si dhe në projekte të tjera të cilat do të kenë financime të sigurt”, tha ai, shkruan Telegrafi.
Hamza tha se do të diskutohen edhe disa çështje në Uashington me FMN-në.
Kurse, Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se e kanë informuar FMN për gjendjen e sektorit bankar i cili është sektor stabil.
“Kreditë dhe depozitat janë rritur edhe kreditë jopërformuse kanë rënie, aktualisht janë 3.9 për qind. Norma e interesit për kredi ka shënuar ulje, por në të ardhmen presim të të kemi rënie më të madhe që të kemi edhe zhvillim ekonomik”, tha Mehmeti.
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë