Aktuale
Ferizaj, plan për zhvendosjen e hekurudhës
Në Ferizaj, komuna ka nisur shqyrtimin e një plani të mundshëm për zhvendosjen e hekurudhës, e cila kalon përmes qytetit.
Ndihmë në këtë projekt për komunën po ofron edhe Infrakosi.
I pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur keqardhje që faza finale e këtij projekti nuk është përfshirë në projektet e BERZH-it
“Kjo është veca faza iniciale dhe mua nuk më vjen keq që nuk ka qenë e projektuar respektivisht pjesë e projektit të BERZH-it sepse në kuadër të projektit të BERZHI-t është vetëm rehabilitimi i hekurudhës që ka të bëjë me sigurinë por jo edhe me trajtimin që ka të bëjë me qytetin e Ferizaj”, tha Aliu.
Në Infrakos po premtojnë se do të ndihmojnë këtë komunë në këtë projekt hekurudhor. Këtë e tha vetë kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni Agron Thaçi, derisa tha se janë duke u munduar për zgjidhjet që do t’i bëjnë.
Investimi në këtë projekt është mjaft i madh gjë që Infrakos dhe Komuna nuk e përballojnë.
“Kjo çështje e kam diskutu edhe me kryeministrin Haradinaj, dhe ne jemi në fazën e studimit për zgjidhje më të qëndrueshme dhe më afatgjate”, tha kryetari Aliu.
Në mandatin e kaluar të qeverisjes lokale ishte diskutuar mundësia për një hekurudhë nëntokësore.
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë