Aktuale
“Emërimi i ministrave të rinj, barrë buxhetore”

Emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave të rinj nga kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, po shihet si i panevojshëm, kështu ka thënë njohësi i rrethanave politike e të procedurave të Kuvendit në Kosovë, Albert Krasniqi nga KDI.
Kjo pasi, sipas tij, ministrat dhe zëvendësministrat që kanë marrë votat e deputetit, nuk do të bënin shkelje ligjore nëse do të mbanin postet e tyre.
“Qeveria është në dorëheqje, dhe zëvendësimi i Ministrave që janë zgjedhur deputetë me emra të rinj ka qenë i panevojshëm. Më e nevojshme ka qenë që këta ministra t’i mbanin pozitat e tyre deri në konstituimin e Kuvendit sepse ata nuk mund të ushtrojnë pozitat e tyre pa u konstituuar Kuvendi. Rrjedhimisht, nuk do të kishte konflikt interesi”, ka thënë Krasniqi, raporton Koha.net.
Ai thotë se emërimet e sotme do të jenë barrë e buxhetit të Kosovës edhe për një vit.
“Këta persona, që u zëvendësuan sot, do t’i bëhen barrë buxhetit të Kosovës, sepse Ministrat, qoftë edhe për një muaj, do të gëzojnë pagë edhe për një vjet, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”.

-
Infrastrukturë1 day ago
Prokuroria vendos llupën te “Ekskavatori”, e la të mangët zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik
-
Infrastrukturë1 day ago
Si duhet larguar uji në kantieret e ndërtimit?
-
Infrastrukturë2 days ago
Publikohet lista e pronarëve të parcelave që shpronësohen për zgjerimin e rrugës Gjakovë-Pejë
-
Infrastrukturë1 day ago
Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria kërkon kohë deri në ngritjen e aktakuzës për rastin Brezovica
-
Infrastrukturë2 days ago
Asfaltohet një pjesë e rrugës tek ‘Kroni i Mberetit”
-
Infrastrukturë1 day ago
51,282.96 hektarë në Kosovë janë mbjellë me grurë këtë vit
-
Ndërtim2 hours ago
Inspektorët ndërprejnë punimet në një objekt të lagjes “Ulpiana”
You must be logged in to post a comment Login