Arkitekturë
Arkitekti i cili la muzikën për arkitekturë [foto]
Pas më shumë se një dekade pune në tregun e muzikës si producent muzikor dhe menaxher i mirëfilltë, spanjolli Fabio Marins e kombinoi këtë njohuri audio teknike dhe praktike me njohuritë shkencore të fushave të arkitekturës dhe akustikës.
Për të filluar të krijoi një diferencë në aspektin e arkitekturës në përgjithësi. Si dhe nevojat praktike për të ndryshuar mjedisin e ndërtuar deri më tani.
Sot fusha e tij e veprimtarisë shkon përtej kufijve të arkitekturës, me një ndikim të fortë tek ambienti artistik. Spanjolli Marins tani merret me projekte të ndryshme, gjithnjë e më të guximshme dhe të personalizuara, duke patur një tendencë të fortë formaliste të arkitekturës, bashkëkohore dhe duke eksploruar mundësi të reja arkitekturore në Spanjë dhe gjetiu.
Arkitekti Fabio Marins, përveç objekteve e dizajneve të ndryshme ai ka punuar edhe në fushën e artit. E kur përmendim artin dhe Fabio Marins duhet të ceket se ky i fundit ka projektuar dhe rregulluar ambientin ku është gjiruar filmi “Corazon”. Me struktura metalike, zona të mëdha të kornizave të dritareve dhe shumë dritë natyrore, tavani i lartësisë së dyfishtë të kësaj dhome në ndërtesën e Modulo Alto de Pinheiros në San Paulo, përfundoi duke ndikuar në drejtimet e projektimit.
Sfida ishte për të akomoduar një program në një kuptim të gjerë në një zonë të vogël që mund t’i përshtatej kërkesave dhe rutinave të filmit “Corazon” ambientin e të cilit e kishte projektuar arkitekti Marins.
Përveç punës për projektimin e hapësirave të filmave, Marins ka punuar edhe hapësirat e nevojshme për të akomoduar disa stacione pune, një studio për redaktim, dhomën e projekteve, një sallë pritjeje, një zonë relakuese për punonjësit për t’u çlodhur, si dhe funksionet themelore të zyrës si një kuzhinë, dhe një dhomë për qëndrim më të gjatë.
Në zonën e verandës së jashtme u bë një pikturë tropikale me ndriçim relaksues dhe u vendosen tavolina të tipit bistro, duke krijuar një mjedis zbavitës për punonjësit.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë14 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë16 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale15 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
You must be logged in to post a comment Login