Connect with us

Arkitekturë

Arkitektura e re në botën antike të Egjiptit

Published

on

Arkitektura bashkëkohore e Egjiptit rrjedhë nga një histori e pasur. Si një djep i civilizimit, shteti transkontinental ka ndikuar në stile të ndryshme ndërtimi dhe kultura të dizajnit.

Shtëpia e disa nga zhvillimeve më të hershme urbane dhe qeverive të centralizuara, Egjipti, është i përcaktuar nga gjeografia dhe prejardhja e tij multikulturore. Sot, arkitektura moderne e tij duhet të luftojë me një trashëgimi të ndërtesave që përfshijnë një mijëvjeçar.

Rrënjët e Egjiptit janë të lidhura me Mesdheun, Afrikën dhe Lindjen e Mesme. Shumica e popullsisë së tij është e koncentruar përgjatë luginës së Nilit, dhe në deltën e tij (vendin ku derdhet në det), duke shmangur kështu historikisht kushtet e shkretëtirëes në Sahara dhe në Shkretëtirën e Libisë.

Përderisa shumica e njohin Egjiptin për tempujt dhe varret, Sfinksin e Madh apo komleksin e piramidave Giza, shteti ka ndërtuar shumë projekte moderne në dekadën e fundit.

Me pejsazhin e Muzeut të Madh Egjiptian që do të hapet vitin e ardhshëm, përmbledhja e mëposhtme sjell projektet bashkëkohore të ndërtuara në të gjithë Egjiptin. Një përzierje e projekteve publike dhe private, ato reflektojnë se si arkitektët po projektojnë të ri-interpretojnë historinë dhe traditat e vendit, shkruan ArchDaily, transmeton Ndërtimi.info.

Bibliotheca Alexandrina nga Snøhetta

Bibliotheca Alexandrina është ndërtuar në një vend përkrah portit antik të Aleksandrisë në qendrën historike të qytetit. Biblioteka me 11 kate mund të përmbajë deri në 4 milion vëllime librash, dhe mund të zgjerohet deri në 8 milion me përdorimin e ruajtjes kompakte.

Përveç ndërtesave bibliotekare, biblioteka përmban edhe funksione të tjera kulturore dhe arsimore, duke përfshirë një planetar, disa muze, një shkollë për shkencë informacioni, dhe objekte konservimi.

Qendra e Vizitorëve Wadi El Gemal nga Egyptian Earth Construction Association

Me vendndodhje 50 km në jug qytetit së bregut të Detit te Kuq Egjiptian, Marsa Alam, Parku Nacional Wadi El Gemal (WGNP) u shpall zyrtarisht protektorati i 24-të në Egjipt për shkak të peizazhit të mrekullueshëm dhe burimeve të rëndësishme kulturore.

Qendra e Vizitorëve është e vendosur në hyrjen veriore të WGNP, e vendosur si një pikë qendrore përgjatë autostradës Suez / Bir Shalatein.

Kattameya Dunes Palace nga Phenomena Studio – Hisham Alaa Designs

Arkitekti dhe dizajneri i enterierit Hisham Alaa e fitoi konkursin për këtë projekt në Korrik të 2017-ës.

Skeleti prej betoni i ndërtesës vetëm se ishte i ndërtuar dhe i blerë nga pronari dhe ai dëshironte që të jetontë në një pallat modern luksoz që ka pamje nga fusha e Golfit Kattameya.

Cheops Observatory Residence nga Studio Malka Architecture

E vendosur në pllajën e Nekropolit Giza, projekti shtrihet në fshatin Nazlet El Samman. Ky vend antik u themelua në shekullin VII nga fise të shkreta të magjepsura nga Piramidat; fshati është një vend i ruajtur.

Qendra Kulturore Dawar El Ezba nga Ahmed Hossam Saafan

Dawar Kitchen është një ndërmarrje shoqërore e vendosur në Ezbet Khairallah, një nga vendbanimet më të mëdha informale të Kajros. Përmes ushqimit dhe formave të tjera të prodhimit të ushqimit, ajo ofron punësim dhe aftësim profesional për gratë migrante, refugjate dhe egjiptiane.

Ndërtesa gjithashtu synon të ndryshojë strukturën arkitekturale të përkeqësuar duke treguar mundësinë e përdorimit të burimeve ekzistuese për të krijuar një vlerë estetike dhe funksionale.

Arkitekturë

Eksplorimi i arkitekturës dhe Inteligjencës Artificiale ​​në mjediset urbane

Published

on

Marco Alfaro është një arkitekt dhe projektues urban me një diplomë March Design Urban nga Laboratori Urban Morphogenesis në Bartlett School of Architecture UCL. Aktualisht, ai punon si Dizajnues Urban në Skidmore, Owings & Merrill (SOM). Puna e tij përfshin kërkimin dhe zhvillimin e metodologjive të projektimit, duke përfshirë mjetet parametrike, Inteligjencën Artificiale dhe Biologjinë në dizajn.

Sipas Marco Alfaro, krijimi i marrëdhënieve simbiotike midis elementëve të përfshirë në një projekt ka qenë prioritet për të, si dhe analiza, interpretimi dhe rikonfigurimi i të dhënave. Ai praktikon Arkitekturën dhe Dizajnin Urban pasi të dy disiplinat po evoluojnë vazhdimisht, dhe po ashtu edhe marrëdhënia e tyre.

Ai po hulumton Inteligjencën Artificiale, Hidroponikën dhe eksploron dizajnin brenda Metaverse.

Përdorimi i AI gjeneruese si një mjet dizajni ka qenë një udhëtim interesant për Marco. Gjithmonë fillon me një vizion: Skenarë të ndryshëm paraqiten në jetën tonë të përditshme, duke na detyruar të pyesim se si e krijojmë arkitekturën. Strukturat e optimizuara në natyrë, sjellja e dritës, karakteristikat e një materiali dhe të gjitha mundësitë që secila krijon si pasojë për dizajn. Disa koncepte rezultojnë më të suksesshme se të tjerat, dhe në fund të fundit, bukuria e përdorimit të A.I. qëndron në shkathtësinë dhe shpejtësinë e tij në procesin e projektimit.

Që nga fillimi i tyre, modelet e difuzionit kanë qenë më shumë të ngjashme me një art sesa një shkencë. Ashtu si në arkitekturë, një ide sigurisht ndryshon gjatë gjithë zhvillimit të saj, pasi shprehja e një koncepti në gjuhën natyrore nuk përputhet me saktësinë e formësimit fizik ose dixhital të një projekti.

Sipas Marcos, kur zhvillohet një koncept, kontrolli është parësor. Është thelbësore të kuptohet se si AI përpunon informacionin, duke siguruar që rezultatet të mbeten të qëndrueshme. Ky kuptim lejon që procesi i projektimit të jetë mjaft eksplorues duke ruajtur një nivel të caktuar kontrolli mbi daljen.

Procesi zakonisht fillon duke testuar një koncept me një prompt të shkurtër (ose një imazh), i cili më pas mund të ndryshohet me modifikues dhe parametra derisa, pas disa përsëritjesh, të arrihet rezultati i dëshiruar. Në Midjourney, mund të përfshihen disa teknika, të tilla si ripërzierja, nxitja e peshës mesatare të imazhit, kompozimi me shumë nivele, etj.

Pas-përpunimi ende luan një rol të rëndësishëm, pasi imazhet e krijuara janë të prirura për gabime dhe gjithmonë mund të përmirësohen.

Ardhja e këtyre mjeteve do të ndikojë në mënyrë të pamohueshme në disiplinë. Ndërsa arkitektët bëhen të rehatshëm duke përdorur mjetet e AI si Midjourney, ata ka të ngjarë ta shohin procesin e tyre të projektimit më të rrjedhshëm dhe dinamik, tha Marco. Shpejtësia dhe shkathtësia e AI lejojnë përsëritjen dhe eksplorimin e shpejtë të koncepteve të dizajnit, duke çuar në dizajne arkitekturore novatore dhe të guximshme që shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur në fushë. Këto mjete demokratizojnë gjithashtu procesin e projektimit, duke i bërë aftësitë e dizajnit të nivelit të lartë të aksesueshme për një gamë më të gjerë njerëzish. Në përgjithësi, integrimi i AI në arkitekturë dhe dizajn është një zhvillim emocionues që premton të sjellë një epokë të re kreativiteti dhe inovacioni./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rikthehet festivali unik i arkitekturës “Hello Wood”

Published

on

Festivali i arkitekturës Hello Wood do të rikthehet në korrik, duke sjellë stilistë, edukatorë, studentë dhe krijues të rinj nga e gjithë bota.

Këtë vit Festivali Hello Wood po zhvendoset në një vend të ri, magjepsës: krateri “post-apokaliptik” i malit Haláp në Hungari.

Në këtë vend frymëzues, pjesëmarrësit do të ndërtojnë për 8 ditë, të cilat do të pasohen nga një festival muzikor dy-ditor i quajtur Kráter. Leksionet nga projektues dhe arkitektë të njohur të ftuar (Karim Rashid, Arthur Mamou-Mani, kolektivi Numen/For Use) do ta pasurojnë programin.

Festivali më unik (e ardhmja) e ndërtimit në Evropë, Samiti Hello Wood Builder, do t’i japë jetë kraterit të bazaltit nga 6 deri më 15 korrik, me gati 20 instalime të përkohshme specifike për vendndodhjen dhe vepra arti tokësore që do të pushtojnë zonën e mëparshme të minierës. Përveç kësaj, do të krijohet një instalacion i ri Hello Wood, një pjesë spektakolare e artit tokësor që do të funksionojë si një hapësirë ​​qendrore ngjarjesh gjatë festivalit.

Festivali Hello Wood është një përvojë unike e komunitetit që shkon përtej kampeve tradicionale verore, duke i ftuar pjesëmarrësit të mësojnë filozofinë e “të mësuarit duke bërë” dhe të krijojnë dhe të mësojnë së bashku. Ai synon të promovojë procesin e ndërtimit si një platformë për diskutim, inovacion dhe shkëmbim njohurish. Hello Wood është një mundësi demokratike për të lidhur breza të ndryshëm, stilistë dhe artistë me prejardhje të ndryshme kulturore, akademike dhe profesionale.

Veprimtaria e këtij viti eksploron lidhjet midis ndërhyrjes dhe natyralitetit, prishjes dhe ndërtimit, dhe rrit ndërgjegjësimin për marrëdhënien njeri-mjedis-e ardhme.

Samiti i Ndërtuesve dhe festivali muzikor Kráter luajnë gjithashtu një rol kyç në rikuperimin e minierës së braktisur të Zalahalap. Në terma afatgjatë, instalacioni, i cili do të përdoret si një skenë dhe hapësirë ​​qendrore ngjarjesh gjatë festivalit, do të bëhet një atraksion turistik për minierën./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Konferenca “Fortifikimet e Bregdetit Mesdhetar”, organizohet në Tiranë

Published

on

Departamenti i Arkitekturës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (DA-FAU) i Universitetit Politeknik të Tiranës do të presë FORTMED 2024, edicionin e shtatë të Konferencës Ndërkombëtare për Fortifikimet e Bregdetit Mesdhetar.

Konferenca do të mbahet më 18, 19 dhe 20 prill 2024.

Gjashtë edicionet e para të Konferencës FORTMED u mbajtën në:

  • 2015 në Instituto Universitario de Restauración del Patrimonio të Universitat Politècnica de València;
  • 2016 në Departamentin e Arkitekturës të Università degli Studi di Firenze;
  • 2017 në Escuela Técnica Superior de Arquitectura de la Universitat de Alacant;
  • 2018 në Dipartimento di Architettura e Design of Politecnico di Torino, në Kalanë Valentino;
  • 2021 në Escuela de Estudios Árabes në Granada;
  • 2023 në Departamentin DESTeC të Universitetit të Pizës.

Objektivi kryesor i Konferencës është shkëmbimi i njohurive për një kuptim më të mirë, vlerësim, menaxhim dhe shfrytëzim të Kulturës dhe Trashëgimisë së arkitekturës së fortifikuar që u zhvillua në bregdetin e Mesdheut, duke marrë parasysh edhe fenomenet e ndodhura jashtë shtetit.

FORTMED 2024_Tirana ka karakter ndërdisiplinor, ku do të marrin pjesë arkitektë, inxhinierë, arkeologë, historianë, gjeografë, hartografë, menaxherë të trashëgimisë kulturore, profesionistë të sektorit turistik, ekspertë të restaurimit-konservimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Ideja është të ofrojmë pamje më gjithëpërfshirëse, reale dhe më të përditësuara, duke na çuar në nivelin më të lartë të hetimeve mbi këtë temë në shekullin e 21-të.

Gjuha zyrtare e Konferencës është anglishtja, por mund të përdoren edhe spanjishtja dhe italishtja, si për punimet ashtu edhe për prezantimet gojore.

Ju mund të merrni informacion të detajuar duke vizituar faqen e internetit të konferencës https://www.fortmed.eu/ e disponueshme në tre gjuhë: anglisht, spanjisht dhe italisht.

Për çdo informacion ose dyshim tjetër, mos hezitoni të dërgoni një e-mail në tirana@fortmed.eu

Ju presim në Tiranë në datat 18, 19 dhe 20 Prill 2024 për Konferencën Ndërkombëtare FORTMED 2024_Tirana, të sigurt që Konferenca do të jetë rasti për një shkëmbim interesant njohurish, kërkimesh dhe eksperiencash mbi trashëgiminë e fortifikimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending