Connect with us

Trashëgimia

Arkitektja Fejzullahu synon t’i jap “jetë” Shtëpisë së Kulturës në Hajvali

Published

on

Disa mure, edhe pse tejet të dëmtuara, i kanë bërë ballë kohës dhe njeriut, sa për të qëndruar dëshmi e rëndësisë që kishin dikur. Pa kulm, plot rrënoja e mbeturina është imazhi i objektt të  Shtëpisë së Kulturës në fshatin Hajvali të Prishtinës, që tashmë veç kultura nuk zë vend aty.

Shkruan: Kushtrim Hajzeri

Në të u ruajt kultura, duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, për t’i lënë më vonë vend punëve administrative të Komunës së Prishtinës, si Bashkësi Lokale deri në vitin 2004. 

Objektit të ndërtuar nga Miniera e Kishnicës në vitet e 1950-ta, i kanë mbetur vetëm disa mura e rrënoja. Hapësirat e sallave, ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore të Asamblit të Këngëve dhe Valleve “Hajvalia” dhe kinemaja, janë shndërruar në deponi të mbeturinave.

Derisa insitucionet ende nuk ka shtrirë dorën e intervenimit, dikush tashmë ka projektuar rivitalizimin e këtij objekti. Arkitekja e re, Fatbardha Fejzullahu, e cila jeton në vendin ku gjendet ky objekt, ka bërë gati projektin për t’i dhënë prapë jetë kësaj ndërtese. Ajo vendosi që projektin e saj ta publikojë gjatë periudhës së karantinës si pasojë e Covid-19, për t’i ofruar diçka pozitive rrethit. 

Dëshira për të parë gjallëri në këtë ndërtesë, përmes aktiviteteve të ndryshme nga të rinjtë e Hajvalisë, solli projektin e Fejzullahut.

Ajo për Ndërtimi.info ka treguar se gjendjen e objektit e përcjell që nga viti 2016, ndërsa shkatërrimi sa shkon e rritet, kjo edhe si pasojë e faktorit njeri.

“Çdo herë kur e kam vizituar ndërtesën ka munguar ndojnë element konstruktiv dhe përveç dëmeve nga kushtet atmosferike kam parë qartë kontributin e faktorit njeri në shkatërrimin e saj. Pothuajse është shëndrruar në depo të mbeturinave! Përveç kësaj, ajo që më befason më shumë është që në vitin 2019 mungon konstruksioni i murit masiv në pjesën hyrëse të ndërtesës, çka do të thotë se nuk ka as edhe një shancë të vetme që të shkatërrohet vetë dhe të zhduket tërësisht ajo pjesë pa ndihmën e faktorit njeri”, ka thënë ajo.

This slideshow requires JavaScript.

Fejzullah ka shpjeguar se çfarë përmbanë projekti i saj për Shtëpinë e Kulturës në Hajvali, të cilin ka planifikuar t’ua propozojë institucioneve kompetente.

“Në lokacion parashihet konservimi, revitalizimi i Shtëpisë së Kulturës me intervenime minimale, por duke ndërhyrë me konstruksion të ri nga çeliku, reverzibil (të kthyeshëm) brenda ndërtesës, me qëllim që të vihen në veprim funksionet e caktuara. Në këtë rast memoria kolektive, vlera arkitekturore dhe nevoja për hapësirë për komunitetin na mundëson që të shfrytëzojmë formën dhe konstruksionin që kemi për ti dhënë funksionin e duhur ndërtesës për shfrytëzim apo adaptim për ripërdorim”, ka treguar tutje ajo.

Pjesët e pakta  që kanë mbetur nga ky objekt tash po konsoderon rrezik për banorët. E, që të shmanget ndonjë fatkeqësi dhe gjithçka të marrë formën e duhur, arkitektja Fejzullahu me projektin e saj synon edhe ruajtjen e origjinalotetit të objektit.

 “Përmes këtij projekti origjinaliteti ruhet pothuajse i tëri. Ruajtja e gjendjes ekzistuese është e rëndësishme për të treguar vlerat të cilat i ka ndërtesa, integritetin strukturor dhe origjinalitetin. Pra, ndërhyrjet bëhen më shumë në pjesën e brendshme për shkak të funksionit, kurse pjesa e jashtme e ndërtesës mbetet e njejtë përveq pjesës hyrëse (foajeut) e cila shtohet në pjesën ku është shkatërruar tërësisht një pjesë e konstruksionit”, ka  shtuar Fejzullahu.

Sipas saj, rikonstruktimi dhe adaptimi për ripërdorim jo vetëm që do të rikthen ndërtesën, por rikthen historinë në këtë objekt dhe në lagje./Ndërtimi.info/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

“Këndi i kurajos” me punime nga duart e viktimave të dhunës gjatë luftës së Kosovës

Published

on

Në Komunën e Skenderajt, të martën është përuruar “Këndi i kurajos”. Kënd, i cili përmban punime të punuara nga viktimat e dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin thuhet se, këto punime do të dhurohen për mysafirë të veçantë të kryetarit të komunës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë pjesë kryetari Fadil Nura, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj, drejtoreshat e Ekzekutivit, zyrtare të Komunës dhe aktiviste.

Këtë nismë e ka ndërmarrë Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, e cila merret me identifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, thuhet në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia tradicionale ‘Ryshyt Këpuska’ në Gjakovë

Published

on

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka publikuar disa pamja pas restaurimit e shtëpisë tradicionale ‘Ryshyt Këpuska’ në Gjakovë.

“Jemi krenarë për punën që po bëhet nga profesionistët, për restaurimet e aseteve të trashëgimisë kulturore.”, tha ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, teksa shtoi se kështu duhet ta ruajmë kujtesën historike të vendit dhe e formësojmë të ardhmen.

Continue Reading

Trashëgimia

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Published

on

Zbatimi i projektit që synon të nxjerr në pah të gjithë amfiteatrin e Durrësit filloi dy vjet pas bërjes publike të planeve me sondazhet arkeologjike në shpatin e kodrës ku monumenti mbështetet.

Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha për BIRN Ramohito.

Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.

Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.

Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani në vendin tonë.

Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Gjatë ekspeditave verore 1966-1970 u zbulua rreth 2/3 e monumentit, që ishte ndërtuar në periudhën e perandorit Trajan. Për hapjen e shkallareve dhe galerive autoritetet e kohës urdhëruan në pak javë prishjen e 33 shtëpive dhe transferimin e 50 familjeve, të cilat, pa e ditur, kishin banuar mbi një vepër monumentale 1900-vjeçare.

Megjithë kërkimet arkeologjike në hapësirën e amfiteatrit, në më shumë se 50 vjet nuk ka patur asnjë ndërhyrje me synim zbulimin e elementeve të tjerë të rëndësishëm. Projekti që pritet të zbatohet ka nisur me shpronësimet dhe kompensimet e familjeve që banojnë në pjesën veri-lindore të amfiteatrit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending