Trashëgimia
Arkeologët zbulojnë një lagje në Maliq [video]
Një vendbanim prehistorik prej 10 hektarësh është zbuluar në juglindje të vendit.
Zbulimi në fushën e Maliqit u bë gjatë punës kërkimore të Institutit të Arkeologjisë. Specialistët gërmuan për dy javë në anën e djathtë të lumit Devoll, për të nxjerrë në dritë elementet e para të një vendbanimi që dikur ngrihej mbi një liqen.
Arkeologu Adem Bonguri shprehet: “Kemi zbuluar një lagje periferike të vendbanimit palafitik të Maliqit. Këtë e konfirmojnë shtyllat vertikale që ngulen thellë, mbi të cilat shtrohet dyshemeja dhe kasollet. Maliqi është një vendbanim me shumë periudha, prej neolitit të vonë dhe mbaron në periudhën arkaike. Kultura e Maliqit është ndër më të zhvilluarat në rajon”.
Pjesë enësh prej balte, vegla pune dhe zbukurime do të hedhin dritë mbi jetën e banorëve të hershëm në këtë zonë.
“Studimet kanë konfirmuar se kjo fushë ka qenë e mbuluar nga uji. Ka qenë liqen palafitik”, tregon Bonguri.
Bashkia e Maliqit planifikon ngritjen e një muzeu për të ekspozuar artefaktet e zbuluara dhe dëshmi të tjera të periudhave të ndryshme historike të këtij vendbanimi.
Trashëgimia
Hora e Arbëreshëve, një pikëtakim mes shqiptarëve nga të gjitha trevat
Trashëgimia
Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane
Trashëgimia
Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë17 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale18 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë18 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale3 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York