Connect with us

Aktuale

AAK-ja në Lipjan e cilëson të dështuar projektin e rrugës me katër shirita, kërkon hetime

Published

on

Kuvendari në KK të Lipjanit nga radhët e AAK-së, Ramiz Qeriqi, ka akuzuar qeverisjen lokale me arsyetim se ka dështuar ta realizoi projektin e rrugës me katër shirita në vlerë prej rreth 2 milion eurosh.

Ky projekt fillon prej ish tregut të kafshëve në hyrje të qytetit dhe përfundon në rrugën “Skënderbeu” te stacioni i trenit brenda qytetit.

Sipas Qeriqit, ky projekt që pati nisur më 2012-2013 me paratë e ministrisë së Infrastrukturës është keqmenaxhuar nga drejtuesit e komunës së Lipjanit. Madje, sipas tij, ekzekutivi i komunës nuk e ka vullnetin ta realizoi këtë projekt me arsyetim se dëmtohen disa biznese të cilat menaxhohen nga njerëz të afërt me pushtetin lokal, raporton Koha Ditore.

“Përgjatë kësaj rruge ekzistojnë disa ndërtime të larta, andaj për ta realizuar këtë projekt mendojmë se duhet të rrënohen disa terrasa të bizneseve që menaxhohen nga njerëz të afërt me ekzekutivin e komunës. Përveç kësaj, për ta realizuar këtë projekt duhet të zgjidhen edhe disa konteste pronësore. Pra, ekzekutivi ka dështuar ta menaxhoi këtë projekt sepse është i zhytur vetë në këto probleme. Ndërkohë, është tentuar të bëhej kjo rrugë me tre shirita, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar nga ministria”, ka thënë Qeriqi.

Ai shpjegon se personalisht ka kërkuar qasje në dokumente publike për ndërtimet që janë bërë përgjatë kësaj rruge, mirëpo kjo e drejtë i është mohuar.

“Ne kërkojmë nga prokuroria ta hetoi këtë projekt dhe të gjitha dokumentacionet së bashku me pjesën e rrethrrotullimit sepse është shqetësuese të ngecin punimet prej 2013-s”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Diamant Bytyqi zëdhënës i komunës së Lipjanit ka thënë se është një problem i trashëguar prej ish qeverisjes së kaluar. Sipas tij, Komuna ka planifikuar 100 mijë euro nga buxheti vetjak për përfundimin e këtij projekti sepse disa konteste pronësore e kanë pamundësuar zhvillimin e punimeve. “Ndërkaq, çdo kush që kërkon qasje në dokumente mendojmë publike i ofrohet dhe nuk kemi as një rast që dikujt i është refuzuar një kërkesë e tillë”, ka thënë shkurt Bytyqi.

Aktuale

Kosova përmes AKB-së prezantohet në Panairin e tekstilit në Stamboll

Published

on

Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga Agim Shahini Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll.

Bëhet e  ditur se në ketë panair po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete të ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB.Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh.

“Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga z. Agim Shahini Kryetari i AKB-së po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll. Në ketë panairi po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete tê ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB. Kryetari Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh në Kosovë si në sektorët financiar, energjisë ,infrastrukturës, ndërtimit dhe tregtar, ku bilanci tregtar arrin vlerën mbi 800 milionë euro për vitin 2023. Ju ftoj të vini në Kosovë si vendi me i mirë  dhe potencial për investitorët në Ballkan”, njofton AKB-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit “Qyteti i Mençur”

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit, për realizimin e Projektit “Pilotimi i konceptit të Smart City (Neutral Host)”, në Komunën e Gjilanit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit, për realizimin e Projektit “Pilotimi i konceptit të Smart City (Neutral Host)”, në Komunën e Gjilanit.

Projekti “Pilotimi i konceptit të “Smart City (Neutral Host)” do të jetë bashkëfinancim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Gjilanit dhe ka vlerën financiare 550,000,00 euro.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se duke adoptuar teknologji të reja të bazuara në Internet of Things (IoT), po mundësojnë zgjidhje të ndryshme për shfrytëzimin efiçient të energjisë elektrike, sistemin digjital për menaxhimin e trafikut, mbeturinave dhe ofrimin e shërbimeve digjitale komunale.

“Suksesi i këtij projekti do të shërbejë si model për komunat e tjera në Kosovë, për të ofruar zgjidhje të mençura për qytetarët e tyre përmes teknologjive të avancuara”, ka thënë Rizvanolli.

Projekti i “Qytetit të Mençur” i mundëson komunës që të menaxhojë më mirë resurset dhe të ofrojë shërbime më të mira, duke u bazuar në të dhënat të cilat vijnë nga senzorët e ndryshëm dhe në përfundimet që vijnë nga interpretimi i tyre.

Teknologjia e “Qytetit të Mençur” është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë që komunat të ofrojnë shërbime të qëndrueshme dhe të nevojshme për të përcjellë në mënyrë efektive zhvillimin urban, por edhe atë rural.

Po ashtu, teknologjitë ekzistuese me mundësi të zgjeruara, sigurojnë një infrastrukturë të mençur të menaxhimit të sensorëve dhe kontrollit të tyre, e cila lejon qytetet të mbledhin dhe analizojnë të dhënat nga shumë pajisje të lidhura në një mënyrë të efektshme, në mënyrë që autoritetet të marrin vendime të duhura rreth shërbimeve që duhet të ofrojnë.

Continue Reading

Aktuale

Para disa vite punonte në ndërtim, ai mori ftesën nga Kroacia! Kush është sulmuesi që do sfidojë Shqipërinë në Euro 2024?

Published

on

Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Europianin 2024 që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund mundi dhe djersa triumfojnë përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe dëshirës për futbollin.

I riu, me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, paçka se i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim dhe këtë e ka treguar vetë sulmuesi.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë”, tha ai.

Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër si dhe verës kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.

Nga të rinjtë e Karlstruhes, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Në Grupin B të Euro 2024 Kroacia ka përballë Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending