Aktuale
A është koronavirusi fillimi i fundit të zyrave?
Published
5 years agoon
Gjatë tre muajve të fundit, koronavirusi është përhapur në më shumë se 100 vende dhe ka marrë më shumë se 3,800 jetë njerëzish. Gjithashtu ka zhytur shumë industri globale drejtë një paralize,nga fluturimet e anuluara dhe karantinat masive, deri në ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe tregjet financiare. Duke lënë mënjanë implikimet serioze shëndetesore qysh nga shpërthimi, kjo epidemi në mënyrë jo të zakonshme ka ngritur debate mbi të ardhmen e vendeve të punës.
Me miliona njerëz në mbarë botën po punojnë nga shtëpia si rezultat i shpërndarjes së virusit,qoftë përmes karantinave apo si masë paraprake mbrojtëse nga kompanitë, pyetja që është ngritur nga tregjet e punës në mbarë botë: A po shohim fillimin e fundit të tipologjisë tradicionale të zyrës?
Që të jemi të qartë, koronavirusi nuk do të shkatërrojë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pakthyeshme konceptin e punës në zyrat tradicionale. Megjithatë, kjo do nxisë përhapjen e një trendi eksperimental global “punë nga shtëpia” në momentin kur gjendja e bizneseve, qyteteve dhe shoqërisë t’i kthehet normalitetit, kjo do shkaktojë një reflektim rreth përfitimeve të punës nga shtëpia, apo së paku një ndryshim tek llojet tradicionale të zyrave. Ky eksperiment dita ditës po merr hovin e ngritjes. Që nga fillimi i shkurtit, miliona punonjës kinezë kanë punuar nga shtëpia, ndërsa Amazon, Facebook, Google dhe Microsoft, u thanë punëtorëve të Seattle që nga muaji mars të nisin këtë shembull pune. Gjatë tërë muajit shkurt, 77 ndërmarrje publike në tregun botëror të aksioneve përmendën termin “punë nga shtëpia”, si transkriptim shifrash: nga pesë muajt e kaluar, një numër dukshëm më i madhe se rekordi i kaluar për 11 mujorin e vitit 2018, transmeton Ndërtimi.info
Kjo nxitje e shkaktuar nga korona virusi tek punonjësit kishte një gjenezë të hershme. Përkrahësit e termit “puno nga shtëpia” në Shtetet e Bashkuara janë ngritur për 173% që nga 2005-ta, tani kjo shifër sillet në 4,7 milion punonjës ose 3,4% të fuqisë punëtore. Ndërkohë, 5%e të punësuarve në Bashkimin Europian punojnë nga shtëpia që nga viti 2017, po t’a kthejmë në përqindje lexohet kështu: në Hollandë (13,7%), Luksemburg (12,7%) dhe Finlandë (12,3%).
Interesimi për punën nga distanca nuk është i pabazuar, kjo ju mundëson kompanive që të punësojnë kuadër të kualifikuar pa njohur kufinjët gjeografikë, ndërsa shmangin shpenzimet kryesore në lidhje me objektin dhe furnizimet e zyrave. Një studim i Stanford me 250 njerëz në vitin 2017 tregoi se puna nga shtëpia gjithashtu rrit produktivitetin e punonjësve me 13,5% dhe përmirëson kënaqësinë në punë. Nga këndvështrimi i punonjësve, avantazhet janë të dukshme: kursimi në kohë, energji dhe para, një atmosferë më e qetë dhe më produktive. Ideja ka marrë hovin botëror tashmë, bazuar në statistikat e Global Workplace Analytics, 80% deri në 90% e forcës punëtore në ShBA kanë deklaruar se do të donin të punonin nga shtëpia të paktën part-time.
E njëta organizatë vlerëson se ideja e punonjësve për punën me kohë të pjesshme nga shtëpia do i kursente Shteteve të Bashkuara 700 biliardë dollarë në relacionin biznese dhe të punësuar, kurse mbrojtja nga efekti serë do të kishte ngritje pozitive, ngase do eleminohej trafiku qarkullues në New York.
Këto ndryshime në qëndrime dhe zakone duhet të jenë me interes të madh për arkitektët dhe projektuesit. Në këto sfera jemi vetë dëshmitar se sa është bërë i mundur shkëmbimi i njohurive, informacioneve dhe modelve dixhitale me kolegët brenda vendit dhe në gjithë botën, qoftë me anë të modeleve BIM, kanaleve Slack ose serverëve të ndryshëm. Këto modele të reja të punës do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në një evolucion në projektimin e hapësirave të zyrave, apo thënë ndryshe hapësirave alternative për të punuar.
Derisa tipi tradicional i zyrave padyshim që nuk do zhduket, arkitektura e brendshme do të ndikohet dukshëm nga trendi i punës në distancë. Sipas disa matjeve, 40% e hapësirës së zyreve kushtuar tavolinave të punës ngelet e papërdorur për ditë të caktuara. Në një të ardhme kur punëtorët do të kalojnë 50% të javës së tyre duke punuar në distancë, modelimi i brendshëm i zyrave do të bëhet gjithnjë e më fleksibël, ndërsa të tjerët do të përshtaten në tonet e stilit resident për të krijuar një “shtëpi larg shtëpisë”.
Largimi i mëtutjeshëm nga tipologjia tradicionale e zyrës është koncepti i bashkëpunimit. Një nga kompanitë më të mëdha që shquhet për bashkëpunim është WeWork- e themeluar në vitin 2010- e cila gjatë viteve të fundit ka shfaqur interes jo vetëm për vendet e punës por edhe një dizajnin e brendshëm dhe organizimin urban. Këto impulse u fuqizuan në maj të vitit 2018, kur Bjarke Ingels filloi punën si arkitekt i ri në WeWork. Muaj më vonë, arkitekti meksikan Michel Rojkind u shpall nënkryetar i lartë i zyrës së arkitekturës. Lidhja e punës mund të dëshmojë kompromisin më efektiv midis punës tradicionale dhe asaj nga distanca: ku zyrat komunale ju mundësojn punonjësve të zhvillojnë aktivitetet në mënyrë efektive me kolegët nga e gjithë bota, por pa ndjerë izolimin fizik dhe vetminë që shpesh theksohet si pengesë kryesore e punës në distancë.
Përndryshe, shkalla gjithnjë e në rritje e ndryshimit teknologjik që ne shohim pothuajse në të gjitha industritë kryesore mund të kërkojë një ri-imagjinim total të mënyrës se si ne punojmë dhe jetojmë me njëri-tjetrin. Arkitektët mund të thirren për të hartuar një tipologji të re, por jo të realizuar ende të hapësirës që bashkon dixhitalen dhe fiziken, lokalen dhe globalen, duke punuar dhe jetuar, duke lënë konceptin e dhjetëra ose qindra punonjësve që mblidhen në një ndërtesë të vetmë për 8 orë në ditë si një koncept të së kaluarës.
Kjo në vetvete çon në pyetjen se çfarë ndodh me tipologjitë ekzistuese të zyrave. A mund të shndërrohen këto hapësira të mëparshme pune, shpesh të pajisura me MEP dhe pajisje shërbimi, në mënyra të reja të jetesës apo prodhimit në zemër të qyteteve?
Jemi dëshmitarë të ndryshimeve rrënjësore në tipologjinë e zyrave të mëparshme. Zyrat me plan të hapur u shfaqën për herë të parë në vitet ’40, dhe gjithsesi përbëjnë 70% të modelimit të vendit të punës. Pasi karakteristika kryesore e teknologjisë së viteve ’90, plani i hapur tani është një zgjedhje shumë e diskutueshme e dizajnit, duke vënë në pikëpyetje efektet e tij në shëndetin mendor, produktivitetin, dhe ngarkesat klimatike. Ndërkohë, rritja e gjigandëve të ekonomisë së koncerteve në fund të vitit 2000 solli një hapësirë të re pune që bashkoi haptazi punën dhe argëtimin, ku zyrat u bënë një simbol i shpirtit rinor dhe spontanitetit të një kompanie.
Nëse këto tendenca vazhdojnë, revolucioni tjetër arkitektonik në dizajnimin e zyrave mund të shihet si largim masiv i punonjësve nga vendi i tyre tradicional i punës, qoftë përmes automatizimit ose siç e diskutuam deri tash, punës nga distanca. Ky kalim nga puna grupore në distancë,dhe trajektoret arkitektonike na lënë të kuptojmë se gjeneza e idesë së transformimit të hapësirave së jetesës dhe zyrave ekzistonte shumë përpara se pandemia aktuale koronavirus t’a vinte në pah në vetëdijen publike. Thënë ndryshe, ironia e këtij eksperimenti global të detyruar “punë nga shtëpia” mund të jetë një katalizator për një marrëdhënië më të shëndetshme në të ardhmen midis nesh dhe vendit të punës.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
3 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
3 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login