Connect with us

Trashëgimia

Në ditën e muzeve, kërkohet më shumë investime në ruajtjen e trashëgimisë

Published

on

Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ditë kjo e cila shënohet edhe në Kosovë. Ciceroni i Muzeut të Kosovës, Mimoza Goçi Dragusha, tha për Radio Kosovën se Muzeu Kombëtar i Kosovës ka dy ekspozita bazë në dy salla ku prezantohet arkeologjia dhe historia.

“Muzeu i Kosovës prezanton dy salla ekspozuese. Janë dy ekspozita bazë ku prezantohet arkeologjia dhe historia, që janë të vendosura ashtu në mënyrë kronologjike, ku fillojnë nga neolitit, eneolitit, periudhën e bronzit, hekurit dhe periudhën romake. Po ashtu edhe pjesa e historisë  prezantohet në mënyrë kronologjike që nga Perandoria Osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pastaj lufta e fundit, zhvillimi i luftës, të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës. Ka dëshmi të luftës dhe masakrave dhunimeve deri te pjesa e ndërkombëtarëve edhe dreri te shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.

Dragusha, tha se viteve të fundit është rritur numri i vizitorëve, ku vetëm vitin e kaluar mbi dyzetmijë vizitorë e kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Është rritur numri i vizitorëve, sidomos gjatë vitit të kaluar që ka qenë pjesa e “Manifestës” që është mbajt brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pastaj është pjesa e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime. Janë vizitorët ndërkombëtarë. Kemi nxënës dhe vizitorë vendorë të grupmoshave të ndryshme. Diku vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 40 mijë vizitorë”, deklaroi Goçi Dragusha.

E për etnologen e cila është pjesë e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi,  gjendja në muzetë e Kosovës nuk e kënaqshme. Ajo i tha Radio Kosovës se sidomos te muzetë lokale, ka  mungesë të buxhetit.

“Muzetë qendrore e kanë një përkrahje për sa i përket buxhetit, të ardhurave që është pak me e kënaqshme. Ndërsa te muzetë lokalë kanë më pak për arsye se janë të gjitha pjesë përbërëse e drejtorive për kulturë. Nëse nuk do kishin pasur staf profesional që në disa muze janë mjaft të motivuar, kishim për ta pasur shumë të mangët botën muzeale të cilës i mungon përkrahja”, tha Prekazi.

Po ashtu, Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore  në Prizren, i tha Radio Kosovës se numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit është në rritje, pasi është bërë edhe  restaurimi i shumë artefakteve të cilat u janë prezantuar vizitorëve për herë të parë.

“Numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik dita-ditës po shkon duke u rritur. Duke e ristrukturuar funksionimin e  këtij institucioni muzeal, por edhe duke e bërë restaurimin e shumë artefakteve të cilat janë prezantuar për herë të parë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe turistëve. Po ashtu, numri i vizitorëve po shënon rritje të dukshme edhe në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, pa dyshim, fluksi i vizitorëve po rritet çdo ditë e më shumë edhe në kalanë e Prizrenit”, deklaroi Hoxha./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending