Connect with us

Trashëgimia

Shumë artefakte kanë filluar të zhduken në Kosovë

Published

on

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, thotë se buxheti prej rreth 5 milionë euro për investime kapitale nuk është i mjaftueshëm për këtë institucion.

Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se mjetet nuk po u dalin për t’i përfunduar projektet që kanë gjatë vitit, ngase do t’u duhen edhe kaq mjete sa kanë në dispozicion.

Ai theksoi se si mungesë e mjeteve të duhura për t’i konservuar shumë artefakte kanë filluar që të zhduken e disa kanë humbur krejt.

“Buxheti për këtë vit ka qenë rreth 5 milionë për investime kapitale, që realisht nuk ka qenë i mjaftueshëm, do të duhej të paktën edhe kaq mjete të ishin për t’i përfunduar disa projekte sepse jemi shumë me vonesë në kohë dhe kanë filluar shumë artefakte të na zhduken dhe shumë të tjera prej tyre të humbin krejt. Edhe në disa objekte që kanë gjurmë të luftës, këtë vit edhe vitin tjetër ato që kanë mbetur t’i përfundojmë”.

“Kështu që po të kishim buxhet vitin e kaluar edhe këtë vit më shumë sigurisht që do të përfundonin këtë vit. Po besoj që vitin tjetër të gjitha objektet që kanë gjurmë të luftës në fund do t’i kemi të konservuar për gjeneratat e ardhshme që të kenë dëshmi sepse më të vërtet na kanë mbetur shumë pak”, tha ai për EO.

Kompleksi memorial i dëshmorëve në fshatin Marec të Prishtinës, ka filluar që disa vite, por që nuk ka përfunduar ende. Këtë projekt që e nisi komuna e Prishtinës përveç një sasie betoni të vendosur aty tash e sa vite, komuna nuk e përfundoj asnjëherë.

Në lidhje më këtë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, tha se nëse ky projekt nuk përfundon gjatë këtij viti kjo Agjenci do të marr përsipër këtë projekt në vitin e ardhshëm.

Zogaj tha se Agjencia që udhëheqë ai është institucion kompetent për përkujdesjen e memorialëve që kanë të bëjnë me luftën, por që sipas tij, për shkak të stafit të vogël që kanë ata kanë vepruar në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga komuna nga shoqatat në lidhje me projektet.

“Institucion shtetëror për përkujdesjen e memorialëve të dëshmoreve çka ka të bëjë me luftën e UCK-së institucion kompetent është Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. Ne e kemi një staf të vogël të punëtorëve dhe e kemi të pa mundur ne të dalim në teren dhe t’i vërtetojmë prioritetet, ma shumë ne kemi vepruar në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga komuna nga shoqatat, po edhe nga ish luftëtarët. Fatkeqësisht këtë projekt ende as një herë nuk ka ardhur në agjenci dikush për këtë projekt, ne kemi realizuar dy projekte të tjera në Marec dy projekte më të vogla edhe ato të dëshmorëve”, tha ai.

“Ky projekte që edhe unë e kam parë për herë të parë para disa dite dhe jam interesuar dhe kam parë që ky projekt ka filluar nga komuna e Prishtinës para disa viteve, janë shpallur procedurat kanë dështuar, kanë filluar kanë dështuar, që fatkeqësisht tekë ne nuk është drejtuar për këtë projekt. Por që nuk realizohet as gjë deri në vitin tjetër sigurisht se ne si Agjenci do të merrem me këtë projekt për vitin e ardhshëm”.

“Ne e kemi të pa mundur gjatë vitit me shti projekte të reja, se ne nuk kemi të hyra vetanake kemi vetëm buxhetin nga shteti. Edhe ky projekt është e pa mundur që ne të bëjmë diçka këtë vit, por në qoftë se nuk përfundon komuna apo dikush tjetër që është me herët, ne patjetër që vitin tjetër do ta parashohim që ta fusim në buxhet edhe do ta realizojmë”, tha ai./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në fillim të sezonit turistik, ‘Durrësit antik’ i është vënë dryni

Published

on

Turistët e huaj po përballen me dyert e mbyllura të muzeve nën rikonstruksion apo të dëmtuar nga tërmeti dhe pamundësinë për të parë mozaikë të fshehur në bodrume pallatesh gjatë vizitës së tyre në qytetin e Durrësit.

Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Muzeun Arkeologjik dhe atë Etnografik.I pari po i nënshtrohet restaurimit me një financim nga BE, ndërsa ende nuk ka asnjë projekt për muzeun etnografik që u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

“Në qytet ka vetëm dy muze dhe unë nuk munda t’i shoh, pasi mësova se janë mbyllur për një periudhë kohe,” tha Chantelle, një turiste franceze që mbërriti me kroçerë dhe që preferoi të shëtiste në Durrës pa ndihmën e guidës.

Numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar që nga fillimi i këtij viti ka ardhur duke u rritur, por një pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore janë të mbyllura për motive të ndryshme, ndërsa njoftimi përkatës në internet thuajse mungon .

“Unë u përpoqa të shoh edhe Torrën veneciane,” tha Chantele për BIRN, duke shtuar se në këtë rast nuk arriti ta kuptojë arsyen e rrethimit dhe të mbylljes me dryn.

“Monumenti ishte restauruar që prej disa muajsh, por siç më thanë ende nuk ishte plotësuar me disa pajisje kompjuterike që do t’i shërbejnë informimit të vizitorëve të huaj apo vendas,” shtoi turistja e huaj.

Muzeu arkeologjik i Durrësit i ka mbyllur dyert për vizitorët në tetor të vitit të kaluar, dhe restaurimi i tij me financim nga BE duket se do të zgjasë më shumë se sa parashikimi.Ndryshimi nga projekti fillestar për ndërtimin e objekteve ndihmëse ku do të sistemohen arkeologët, ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve dhe përfundimi i restaurimit në të vetmin muze kombëtar të arkeologjisë do ta tejkalojë tetorin e parashikuar të këtij viti.

Ndërkohë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë Muzeun etnografik, për të cilin nuk ka ende një investim restaurimi.

Shtëpia me çardak e shekullit 19-të ku ishte vendosur edhe muzeu kushtuar aktorit me famë europiane, Aleksandër Moisi tashmë është zbrazur  prej vitesh nga  objektet e jetës së Moisiut, i cili kaloi në Durrës disa vite të fëmijërisë, si dhe nga elementet etnografike të jetës qytetare, që ishin ekspozuar në godinën dykatëshe prej guri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Gratë nga Skenderaj, bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale

Published

on

Fuqizimi i grave në Kosovë,  përmes projektit të financuar nga BE-ja #ReLOaD2!

Një nga pikat kryesore të fundit ishte panairi i jashtëzakonshëm 3-ditor i organizuar nga SHGB Okarina e Runikut, ku gratë nga të gjitha komunitetet në komunën e Skenderajt bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale të rajonit.

Ky panair ishte një festë e trashëgimisë kulturore, me një gamë të larmishme produktesh të ekspozuara. Nga delikatesat ushqimore te veshjet e bukura #artizanale te #suvenire tradicionale dhe #bizhuteritë e punuara me dorë. Çdo artikull tregoi një histori unike, duke pasqyruar pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Ky panair shërbeu si një platformë për të bashkuar gratë nga të gjitha komunitetet në rajon për të promovuar produktet tradicionale, për të festuar #kulturën e tyre dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik.

Projekti ReLOaD 2 ka luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e kësaj nisme, duke punuar pa u lodhur për fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Bashkimi Evropian në Kosovë e mbështet këtë aktivitet si pjesë e projektit #ReLOaD 2, të zbatuar nga UNDP Kosovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Zbulohet misteri i çative të kuqe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

Published

on

Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.

Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.

Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.

“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending