Connect with us

Trashëgimia

Konservimi i shtëpive tradicionale në Prizren prezantohen në simpoziumin ndërkombëtarë në Ankara

Published

on

Punonjësja profesionale për arkitekturë Kujtesa Godeni Skenderi mori pjesë në Simpoziumin “Ruajtja dhe Hulumtimi i Trashëgimisë Kulturore”, e cila u zhvillua në Universitetin Haci Bayram Veli, Ankara, Republika e Turqisë.

Arkitektja Godeni Skenderi përfaqësojë Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me temën “Parimet e vlerësimit dhe konservimit të shtëpive tradicionale në Prizren në aspektin e qëndrueshmërisë”, ku u shpalosën vlerat e shtëpive tradicionale të Prizrenit, sfidat për ruajtjen e tyre si dhe praktikat e ruajtjes dhe konservimit të cilat janë duke u zbatuar nga programet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përfaqësimi i QRTK-Prizren në këtë simpozium, mundësoi prezantimin dhe interpretimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore si dhe prezantimin e punëve të shumta që zhvillohen në rajonin e Prizrenit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Kjo vizitë po ashtu ishte në funksion të shkëmbimi të përvojave dhe praktikave ndër inistucionale të Republikës së Turqisë dhe të Republikës së Kosovës, përvoja këto që mund të barten në institucionet e Republikës së Kosovës, gjegjësisht në QRTK Prizren.

Në kuadër të programit 2 ditor, u realizuan mbi 70 prezantime nga profesionist të fushës me tematika të ndryshme që ndërlidhen kryesisht me parimet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore botërore./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në fillim të sezonit turistik, ‘Durrësit antik’ i është vënë dryni

Published

on

Turistët e huaj po përballen me dyert e mbyllura të muzeve nën rikonstruksion apo të dëmtuar nga tërmeti dhe pamundësinë për të parë mozaikë të fshehur në bodrume pallatesh gjatë vizitës së tyre në qytetin e Durrësit.

Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Muzeun Arkeologjik dhe atë Etnografik.I pari po i nënshtrohet restaurimit me një financim nga BE, ndërsa ende nuk ka asnjë projekt për muzeun etnografik që u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

“Në qytet ka vetëm dy muze dhe unë nuk munda t’i shoh, pasi mësova se janë mbyllur për një periudhë kohe,” tha Chantelle, një turiste franceze që mbërriti me kroçerë dhe që preferoi të shëtiste në Durrës pa ndihmën e guidës.

Numri i turistëve të huaj në qytetin bregdetar që nga fillimi i këtij viti ka ardhur duke u rritur, por një pjesë e objekteve të trashëgimisë kulturore janë të mbyllura për motive të ndryshme, ndërsa njoftimi përkatës në internet thuajse mungon .

“Unë u përpoqa të shoh edhe Torrën veneciane,” tha Chantele për BIRN, duke shtuar se në këtë rast nuk arriti ta kuptojë arsyen e rrethimit dhe të mbylljes me dryn.

“Monumenti ishte restauruar që prej disa muajsh, por siç më thanë ende nuk ishte plotësuar me disa pajisje kompjuterike që do t’i shërbejnë informimit të vizitorëve të huaj apo vendas,” shtoi turistja e huaj.

Muzeu arkeologjik i Durrësit i ka mbyllur dyert për vizitorët në tetor të vitit të kaluar, dhe restaurimi i tij me financim nga BE duket se do të zgjasë më shumë se sa parashikimi.Ndryshimi nga projekti fillestar për ndërtimin e objekteve ndihmëse ku do të sistemohen arkeologët, ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve dhe përfundimi i restaurimit në të vetmin muze kombëtar të arkeologjisë do ta tejkalojë tetorin e parashikuar të këtij viti.

Ndërkohë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë Muzeun etnografik, për të cilin nuk ka ende një investim restaurimi.

Shtëpia me çardak e shekullit 19-të ku ishte vendosur edhe muzeu kushtuar aktorit me famë europiane, Aleksandër Moisi tashmë është zbrazur  prej vitesh nga  objektet e jetës së Moisiut, i cili kaloi në Durrës disa vite të fëmijërisë, si dhe nga elementet etnografike të jetës qytetare, që ishin ekspozuar në godinën dykatëshe prej guri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Gratë nga Skenderaj, bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale

Published

on

Fuqizimi i grave në Kosovë,  përmes projektit të financuar nga BE-ja #ReLOaD2!

Një nga pikat kryesore të fundit ishte panairi i jashtëzakonshëm 3-ditor i organizuar nga SHGB Okarina e Runikut, ku gratë nga të gjitha komunitetet në komunën e Skenderajt bashkuan forcat për të promovuar produktet e pasura tradicionale të rajonit.

Ky panair ishte një festë e trashëgimisë kulturore, me një gamë të larmishme produktesh të ekspozuara. Nga delikatesat ushqimore te veshjet e bukura #artizanale te #suvenire tradicionale dhe #bizhuteritë e punuara me dorë. Çdo artikull tregoi një histori unike, duke pasqyruar pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Ky panair shërbeu si një platformë për të bashkuar gratë nga të gjitha komunitetet në rajon për të promovuar produktet tradicionale, për të festuar #kulturën e tyre dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik.

Projekti ReLOaD 2 ka luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e kësaj nisme, duke punuar pa u lodhur për fuqizimin e grave dhe promovimin e barazisë gjinore.

Bashkimi Evropian në Kosovë e mbështet këtë aktivitet si pjesë e projektit #ReLOaD 2, të zbatuar nga UNDP Kosovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Zbulohet misteri i çative të kuqe në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

Published

on

Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.

Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.

Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.

“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending