Connect with us

Infrastrukturë

“Jeta midis xhunglës urbane”, Prishtina, qyteti i automjeteve që nuk gjen vend për ‘një karrocë’

Published

on

Jetesa midis xhunglës urbane, Prishtinës, ka kufizuar përdoruesin e karrocës Faruk Kukaj që të qarkullojë i lirë nëpër qytetin e tij.

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme ka bërë që për 58 vite jetë, Kukaj të jetojë nën hijen e botës shoqërore dhe kulturore. Për këto arsye, ai ka kërkuar llogaridhënie duke paditur për diskriminim Komunën e Prishtinës.

Nën ofshamat e frikës se mos po pëson nga veturat, Faruk Kukaj i lindur me paralizë cerebrale, çdo ditë vozitë karrocën e tij në shiritin e automjeteve motorike. Pa zgjidhje tjetër, midis trotuarit për këmbësorë dhe automjeteve, qytetari i Prishtinës mundohet ta gjej një copë liri në lëvizje, lirinë e rrezikshme, raporton Kallxo.com.

Vështirësia për lëvizje të lirë është kufizimi numër një të cilin detyrimisht e ripërjeton sa herë që zgjohet në mëngjes.

Një varg pengesash që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës në hapësirat publike të Prishtinës – të cilat ia kanë kufizuar të drejtën që të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe kulturore, kanë bërë që 58-vjeçari ta padisë për diskriminim Komunën e Prishtinës.

Kukaj po kërkon 320 mijë euro dëmshpërblim nga Komuna për dëmet materiale dhe shpirtërore që iu kanë shkaktuar atij si pasojë e mungesës së infrastrukturës së nevojshme për përdoruesit e karrocës.

Faruk Kukaj thotë që duke parë që në Prishtinë janë duke u bërë shumë pak lëvizje dhe ndryshime për t’i ofruar qasje në hapësira publike përdoruesve të karrocës, ka vendosur që të shfrytëzoj vullnetin e tij si qytetar dhe të kërkojë të drejtat e tij duke paditur komunën.

“Në këtë mënyrë [duke paditur komunën e Prishtinës] kërkoj të drejtën time që të më krijohet mundësia dhe të ofrohet mbështetja e duhur. Pse të privohem prej krejt aktiviteteve shoqërore, duke marrë parasysh që jam i barabartë me Kushtetutë? Duhet të mendojnë edhe institucionet e jo vetëm unë”–rrëfeu ai.

Jeta e Kukajt si përdorues i karrocës bëhet më e vështirë meqë në mungesë të infrastrukturës së nevojshme në Prishtinë, ai nuk mund të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe sociale për shkak se objektet nuk posedojnë pjerrina ose kur ekzistojnë, janë pothuajse të pakalueshme për karroca.I njëjti problem ia vështirëson edhe jetën shoqërore. Mungesa e pjerrinave dhe tualeteve të përshtatshme në lokale dhe restaurante ia pamundëson që të dalë të pijë kafe, të shkojë në kinema ose të dalë për drekë me miqtë e tij.

Njësoj vlen edhe për trotuaret që sipas tij janë shumë të papërshtatshme për të qarkulluar përdoruesit e karrocave./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending