Connect with us

Infrastrukturë

Plan unik për gjallërimin e Pallatit të Rinisë

Published

on

Kryeshefja ekzekutive e Pallati i Rinisë, Mrika Gashi, ka treguar se kanë filluar të projektojnë gjallërimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku pritet të renovohen disa pjesë të këtij objekti që është nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“Në vazhdën e prioriteteve të Pallatit të Rinisë kemi edhe rinovimin e sallës së djegur të cilat kemi filluar t’i marrim këta hapa. Për rinovimin e sallës së djegur mendohet se gjatë mandatit tim të përfundojë rinovimi i sallës se vjetër”, deklaroi Gashi, duke shtuar se edhe pllatoja do të rinovohet në tërësi në këtë hapësirë rekreative.

Poashtu ajo tregoi që do të rregullojë edhe lokalet afarsite në mënyrë që të zhvillohet veprimtaria biznesore.

Përveç këtyre Gashi tregojë edhe për marrëveshjen që kanë bërë me komunën e Prishtinës për rregullimin e fontanës ikonike e cila pritet të rinovohet gjatë këtij viti./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Zjarret e në fabrika, kërkohet themelimi i një fondi rezervë

Published

on

Dy zjarre të mëdha kohët e fundit kanë përfshirë dy fabrika në Kosovë. Si pasojë, shumë punëtorë kanë mbetur pa vende pune dhe janë shkaktuar miliona euro humbje. E, përfaqësues të bizneseve dhe ata nga sektori privat, e shohin të domosdoshëm themelimin e fondit rezervë nga Qeveria, për t`iu dalë në ndihmë bizneseve në raste të tilla.

Kohët e fundit në Kosovë, janë djegur dy biznese duke lënë shumë punëtorë pa punë dhe të ardhura. Shakatarët për këto ngjarje ende mbeten enigmë, ngase nuk ka një raport final se nga çka janë shkaktuar.

Në një intervistë për RTK-në, duke folur për zjarrin që ndodhi në fabrikën e plastikës në Drenas, drejtori Arian Shabani ka theksuar se mbi 100 punëtorë kanë mbetur pa punë, derisa dëmet llogariten mbi 10 milionë euro.

“Është një dëm shumë i madh që na është bërë, dhe në veçanti edhe për punëtorët, sepse është e pamundur që të gjithë ata punëtorë, një numër i madh i tyre, t’i sistemojmë diku tjetër. E tërë fabrika është e djegur”, ka thënë Shabani.

Një ngjarje e tillë, duke lënë shumë punëtorë pa punë, ka ndodhur edhe në Kërpimeh të Podujevës. Barrën e rëndë të djegies së fabrikës për kultivimin e mjedrave, e bartin edhe 170 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Ndërkohë, kryetari i Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke folur për Radio Kosovën, shtron nevojën për themelimin e një fondi rezervë për mbështetjen e bizneseve që pësojnë nga këto situata.

“Nëse vetëm në dy fabrika kemi humbje të vendeve të punës, kjo është një humbje që rrezikon ekzistencën e atyre punëtorëve. Edhe nga kjo qeveri kemi kërkuar themelimin e një fondi rezervë me një shumë simbolike, por nuk e kanë bërë. Duhet të intervenohet te këto biznese në mënyrë që të mos e humbin traditën e punës”, ka deklaruar Azemi.

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, e konsideron humbje të madhe për ekonominë e vendit djegien e bizneseve. Por, ai thotë për Radio Kosovën se kompanitë biznesore duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të kompensohet dëmi i tyre.

“Secili afarist duhet të dijë që shumë kompani marrin përsipër sigurimin e dëmeve dhe kompanitë duhet të jenë të siguruara. Dhe, në rast të ndonjë aksidenti, bizneset marrin dëmshpërblim nga kompanitë”, ka thënë ndër të tjera Shahini.

Sidoqoftë, lidhur me zjarret, atë në fabrikën për riciklimin e qeseve të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, dhe në Podujevë, në raportet policore theksohet se përveç dëmeve materiale të konsiderueshme, nuk ka të lënduar, derisa kanë theksuar se rasti vazhdon të jetë në hetime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë

Published

on

Nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë, po e zhvillojnë procesin mësimor krahas punimeve që po kryhen në renovimin e objektit.

Orët mësimore janë më të shkurtë, ndërsa disa klasë mësojnë në shkolla tjera.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending