Connect with us

Infrastrukturë

Një kompani fiktive dyshohet se mashtroi Ministrinë e Infrastrukturës në vlerë prej 378 mijë eurove për Autostradën e Gjilanit

Published

on

Një skandal po dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu.

Raportohet se një aferë korruptive ka ndodhur në këtë ministri, ku janë avulluar 379 mijë euro.

Krejt kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka bërë një pagesë fiktive në llogari të kompanië “2AGroup” në emër të disa punëve në Autostradës së Gjilanit, raporton Periskopi.

Periskopi raporton se kompania ka ofruar një faturë të falsifikuar duke e mashtruar Ministrinë për një vlerë prej 378, 951. 39 euro për rimbursim, ani pse nuk e ka kryer asnjë punë, për më tepër as nuk kanë ekzistuar punë të tilla që duhet të kryhen për atë që njihet si ‘situacion’.

Duke parë se fatura ishte nënshkruar edhe nga zyrtari i saj, menaxheri i kontratës, Nebi Luzha, Ministria ka bërë pagesën në konton e kompanisë.

Miratimin për faturën e ka lëshuar menaxheri i Zyrës se Prokurimit, Nexhat Krasniqi.

Periskopi posedona certifikatën, faturën dhe atë që njihet si ‘situacion’ për këtë pagesë, e cila për nga numri është radhitur si ‘situacioni nr XIII.’

Dokumentet, ku shihet shuma 379 mijë euro, flasin edhe për një pasaktësi dhe shihet më sy të thjeshtë që janë të çrregullta.

Për shembull, situacioni i parafundit që është lëshuar më datë 2.12. 2121 është në vlerë 505, 998.66 euro.

Siç shihet në certifikatë, këtij kësi nuk i është zbritur fare avanci në vlerë prej 15 për qind që del te jetë 84, 499. 67 euro, pasi në certifikatë shihet se është rubrikë e zbrazët (bazuar në rregullat e kontratës, avanci në vlerë prej 15 % i është lëshuar kompanisë për totalin përfundimtare të shumës së kontratës).

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit harton projektin për rrugën “Shaip Spahiu” pa konsultime

Published

on

Praktika e hartimit të projekteve për intervenime në hapësirat publike të qytetit, pa zhvillimin e konsultave me të gjithë hisedarët, që prej fazave të hershme, po vazhdon që të aplikohet nga Komuna e Prizrenit. Shembulli i fundit është projekti për rrugën “Shaip Spahiu” i prezantuar së fundmi para numrit të vogël të banorëve dhe bizneseve të kësaj rruge.

“EC Ma Ndryshe” prej shumë vitesh kërkon nga organet komunale që ta ndryshojnë këtë qasje, dhe të aplikojnë gjithëpërfshirjen në planifikim, sidomos të hapësirave publike, pasi që ato shfrytëzohen nga grupet e ndryshme të komunitetit. Mos përfshirja e të gjithë hisedarëve në planifikim po rezulton me projekte që nuk po kanë qëndrueshmëri.

EC përsërit thirrjen ndaj organeve komunale të Prizrenit që pjesëmarrjen publike ta shohin si proces gjatë të cilit qytetarët përfshihen në vendimmarrje, në identifikimin e problemeve si dhe mundësive për zhvillim. Përfshirja e publikut në planifikim kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve zhvillimore më të qëndrueshme dhe të adaptueshme për interesat e hisedarëve të ndryshëm. Gjithashtu ky proces fuqizon demokracinë lokale, besimin në institucione publike, ndjenjën e përkatësisë dhe pronësisë për hapësirat publike, si dhe fuqizon komunitetin dhe qytetarinë aktive. Prandaj, EC rekomandon Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë qasjen dhe projektet për intervenime në hapësirat publike ti hartojë në konsultim që prej fazave të hershme me të gjithë hisedarët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kryeministri Rama publikon pamje nga punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për projektin e korridorit 8 erdhi pas marrëveshjes tripalëshe mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, më shumë se 2 vite më parë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në Zvicër zbulohet një lloj i ri i materialit termoizolues me bazë bimore

Published

on

Një organizatë hulumtuese zvicerane ka zhvilluar një lloj të ri materiali termoizolues që vepron gjithashtu si një lavaman karboni.

Materiali, i njohur si “biochar”, është bërë nga lëndë të para me bazë bimore ose produkte të mbeturinave dhe krijohet përmes një procesi të veçantë trajtimi termik.

Ai u zhvillua nga Empa, laboratori federal zviceran për shkencën dhe teknologjinë e materialeve.

Biochar vepron si një lavaman karboni, duke lidhur përgjithmonë CO2, por mund të përdoret gjithashtu në bujqësi për të rritur pjellorinë e tokës pas prishjes së ndërtesave.

Sektori i ndërtimit përbën 40% të konsumit të energjisë, 30% të emetimeve të gazeve serrë dhe 36% të mbetjeve të gjeneruara në BE, llogarit Empa.

Raportohet se ky material ka potencial të madh për të reduktuar gjurmën ekologjike të ndërtesave me materiale lidhëse afatgjatë të CO2./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending