Connect with us

Infrastrukturë

Kontrata për ndërtimin e ‘Rrugës A’ mbetet ende pa u nënshkruar

Published

on

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kishte deklaruar në nëntor, se deri në fund të vitit 2022, do të nënshkruhet kontrata për projektin e “Rrugës A”.

Janë bërë afër një muaj që kur ka nisur viti 2023, ndërsa kontrata për ndërtimin e Rrugës A ende nuk është nënshkruar.

Zogaj në një intervistë për Telegrafin është shprehur se pjesa e tenderuar është 1.5 kilometra nga gjithsej 6 kilometra.

‘Rruga A’ është një prej prioriteteve tona të mëdha. Aktualisht e kemi në proces të prokurimit, pra ne besojmë se gjatë këtij viti do ta nënshkruajmë kontratën me operatorët privatë. Tani jemi në proces të vlerësimit, deri në fund të vitit e nënshkruajmë kontratën në mënyrë që në pranverë të vitit të ardhshëm të dalim në terren me punë” – tha Zogaj.

“Në total kjo rrugë është 6 kilometra, kurse ne e kemi tenderuar vetëm për 1.5 kilometra, pra pjesën e parë. ‘Rruga A’ është projekt gjigant, ku kilometri i kushton me miliona euro. Është një rrugë e gjerë 56 metra, e madhësisë së Rrugës B, pra është projekt kompleks, që do fokus të madh në çështjen e shpronësimeve” – shtoi ai. I dyti i kryeqytetit ka folur për investimet kapitale dhe tepricën buxhetore të bartur për vitin e ardhshëm.

“Buxheti i vitit 2023 është 105 milionë euro ku prej tyre 40 milionë euro janë për investime kapitale, shto këtu edhe pjesën e bartjes, ku me gjasë do të bartet një pjesë nga viti 2022, andaj do të kemi edhe një fond më të madh për investimet kapitale. Jemi shumë të fokusuar drejt investimeve kapitale, ky është një prioritet i lartë i kësaj qeverisje. Andaj, fokusin e kemi në disa projekte të mëdha që i kemi pasur pjesë të kampanjës” – ka thënë Zogaj.

“Dyshojmë që ndërtimi i Rrugës A po fillon mbrapsht. Fillimisht nuk po bëhet shpronësimi për vijën e rrugës. Po bëhet projekti dhe tenderimi, po nënshkruhet kontrata e tek pas këtyre proceseve po fillon ai i shpronësimit. Infrastruktura nuk po zhvillohet. Ne edhe pse po e paguajmë taksën për një gjë të tillë, realisht blerësit, ndërtimi i infrastrukturës po vonon shumë.”, deklaroi në magazinën televizive ‘Ju flet Prishtina’ kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending