Connect with us

Infrastrukturë

Dyshime në tenderin prej 200 mijë eurove të asfaltimit të rrugës në lagjen Arbëria në Gjilan

Published

on

Komuna e Gjilanit ka iniciuar disa procedura të cilat kanë pasur për qëllim asfaltime në pjesë të ndryshme të qytetit.

Një nga ato ka qenë edhe procedura për asfaltimin e rrugës në lagjen Arbëria, e cila është zhvilluar me procedurë të hapur, për të cilën ishin ndarë 198,127.00 euro që i bije të ketë qenë procedurë me vlerë të mesme.

Për këtë kontratë kanë ofertuar shtatë operatorë ekonomikë, mirëpo kontrata është lidhur me GOE Bejta Commerce Sh.A. & Murseli Sh.P.K. në vlerë prej 165,480.25 euro.

Punimet për asfaltimin e kësaj rruge janë planifikuar të kryhen brenda tre muajve aq sa edhe zgjatë kontrata.

Për këtë tender janë kërkuar të plotësohen një sërë kërkesash, të cilat sipas autoritetit kontraktues janë përmbushur nga grupi i operatorëve që janë shpallur fitues, shkruan në Monitorimin e Prokurimit publik të organizatës Demokracia Plus.

Në dosjen e tenderit për këtë aktivitet të prokurimit, ka një numër mjaft të madh të kërkesave që duhet të plotësohen në mënyrë që Operatori Ekonomik të jetë i përgjegjshëm dhe të shpallet fitues.

Këto kërkesa janë plotësuar nga GOE i shpallur fitues mirëpo të gjitha kërkesat janë plotësuar nga lideri i grupit, i cili ishte përcaktuar të jetë OE Bejta Commerce Sh.A., ndërsa Operatorët Ekonomik tjetër anëtar kishte kontribuar në këtë bashkim vetëm me paraqitjen e dy mjeteve të domosdoshme për kryerjen e punëve.

Pavarësisht asaj se LPP nuk parasheh ndonjë ndarje të përgjegjësive ndërmjet operatorëve që formojnë një grup, RrUOPP lejon mundësinë që autoriteti kontraktues të caktojë në dosje të tenderit përmbushje e caktuar të njërit operator dhe të tjetrit.

Sipas LPP-së, të gjithë anëtarët e grupit janë së bashku dhe veçmas përgjegjës para autoritetit kontraktues për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe nëse kontrata përkatëse i jepet grupit, ata janë gjithashtu së bashku dhe veçmas përgjegjës para autoritetit kontraktues për ekzekutimin e kontratës në fjalë.

Kjo do të thotë se qëllimi i krijimit të grupit të operatorëve ekonomikë është të mbështesin njëri tjetrin me burime financiare, punëtorë dhe kapital, në mënyrë që të shpërblehen me kontratë por edhe që të realizojnë në mënyrën më të mirë atë kontratë.

Në një rast si ky, qëllimi i krijimit të grupit nuk është arritur ngase qarkullimi financiar, lista e kontratave të realizuara, stafi profesional dhe një pjesën më të madhe të kërkesës për mjete, stabilimente dhe pajisje teknike, janë plotësuar vetëm nga njëri anëtar i grupit.

LPP por as RrUOPP nuk përmbajnë ndonjë dispozitë të veçantë me të cilën përcaktohet se sa përqind (%) e projektit duhet të realizohet nga lideri dhe sa nga anëtari tjetër i grupit.

Megjithatë, RrUOPP i jep të drejtën autoriteteve kontraktuese që të vendosin një kërkesë për përmbushje të detyrave.

Sipas RrUOPP-së, atëherë kur është e nevojshme, Autoriteti Konkurrencës mund të përcaktojnë në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë se si grupet e operatorëve ekonomikë mund të përmbushin kërkesat për gjendjen ekonomike dhe financiare ose aftësitë teknike dhe profesionale.

Kjo nënkupton se AK-të mund të përcaktojnë një përqindje minimale në drejtim të plotësimit të kërkesave nga njëri anëtar i grupit të operatorëve ekonomikë. AK duhet të përdorë këtë mundësi që i ka ofruar ligji dhe të sigurohet se operatorët ekonomikë bashkohen në grupe me qëllim të kryerjes së punëve sipas nevojave të komunës.

Nëse vetëm njëri nga anëtarët e grupit ka plotësuar kërkesën për qarkullim bankar, kontrata të realizuara, pajisje e punëtorë, nënkupton se vetëm ky Operatori Ekonomik do të kryej punët e këtij tenderi ngase realizimi i kontratës do të arrihet përmes atyre mjeteve dhe atyre punëtorëve që janë paraqitur me ofertë.

E nëse ky Operatori Ekonomik ka kapacitete ekonomike, financiare, teknike e profesionale që i vetëm të përmbush kontratën atëherë vihet në pikëpyetje qëllimi i krijimi të grupit.

Në raste të tilla ekziston mundësia që të krijohet grupi i operatorëve me të vetmin qëllim që kur të lëshohet referenca për kontratën e realizuar, të njëjtën të mund ta përdorë edhe anëtari i cili nuk ka kontribuar në punë si mundësi për të fituar tenderë të tjerë në të ardhmen.

Kjo, nga ana e AK-ve nuk duhet lejuar të ndodhë sepse ekziston mundësia që në të ardhmen të shpërblehet me kontratë një operator që ofron referencë të tillë e që mund të ndikoj në mos realizimin e mirë të projektit.

Nëse autoriteti kontraktues zgjedhë të mos aplikoj përqindje (%) në përmbushje të kërkesave në dosje të tenderit, atëherë duhet që kurdo që autoriteti kontraktues lëshon referencë të përcaktoj saktësisht dhe qartësisht në fletë referencë përqindjet (%) e punëve që kanë kryer secili anëtar i grupit.

Për këtë çështje, edhe KRPP ka lëshuar një interpretim i cili thotë se referencat e lëshuara në emër të grupit mund të pranohen nga AK në proporcion me përqindjen (%) e punëve të kryera nga secili anëtar i grupit.

Operatori ekonomik mund t’i drejtohet AK-së që e ka lëshuar referencën që të caktoj përqindjen e punëve të kryera nga secili anëtar i grupit.

Përqindjen e punëve të kryera nga secili anëtar i grupit, AK është i obliguar ta përcaktoj në referencë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending