Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Gjurmë arkeologjike në Prizren, mendohet të jetë vilë romake

Published

on

Në mes të qendrës historike të Prizrenit, pas tetë vitesh lokaliteti arkeologjik po bëhet gati për konservim, zbulim ky që nga arkeologët mendohet të jetë pagëzimore e kishës paleokristiane ose vilë romake e shekullit të katërt – IV.

Derisa në këtë destinacion ishte planifikuar të ndërtohej një fontanë, në mënyrë rastësore u hasën gjurmë arkeologjike për të cilat u ndalën punimet dhe filluan matjet e zonës së tanishme të zbuluar.Vesel Hoxhaj një ndër arkeologët që po hulumton këtë terren tregon se kanë dy mendime për lokalitetin, njëri variant është mundësia për të qenë një pagëzimore dhe varianti tjetër vilë romake.

“Ky lokalitet mendohet që gjatë periudhës romake, supozohet në dy variante por në bashkëpunim me arkeologët e fushës me njerëz adekuat të periudhës përkatëse do ta vendosim se a ka qenë një baptisteri apo një pagëzimore e një kishe paleokristiane apo një vilë romake, pra dilemat janë mes këtyre dy varianteve”- tha ai.

Sipas ekipit të arkeologëve të lokalitetit më shumë mund të jetë pagëzimore se sa varianti i dytë.“Idea më shumë që për shembull unë dhe disa kolegë të mi mendojmë është një baptisteri apo një pagëzimore e shekullit IV”- bën të ditur Hoxhaj.

Po ashtu ai tregoi se si në gjithë qytetet e tjera edhe ky zbulimi është vazhdimësi e gjurmëve ilire por që gjurmët i takojnë periudhës romake, shkruan Kallxo.com.

Samir Hoxha që drejton Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thotë se pas gërmimit kanë filluar me procesin e pastrimit deri tek prezantimi i planit të gjetjeve arkeologjike.

“Lokaliteti i cili gjendet në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një gjetje rastësore e cila është gjetur gjatë zbatimit të projektit nga ana e komunës së Prizrenit për rregullimin të lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe gjatë zbatimit të punimeve janë hasur gjurmë arkeologjike, të cilat sipas raporteve të para të Institutit Arkeologjik dhe arkeologëve të cilët kanë qenë të involvuar në këtë proces datojnë që nga antikiteti i hershëm dhe periudha romake, janë disa variante të cilat arkeologët i kanë shpërfaqur”- thotë ai./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending