Connect with us

Ambienti

“Fitore për banorët”, hiqet licenca për prodhim energjie në një nga hidrocentralet e Dibrës

Published

on

Gjykata e Lartë la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që i ka hequr firmës private “Seka hydropower” licencën për prodhim energjie nga hidrocentrali “Zais”.

“Ne i kishim pritshmëritë sepse kishim të njëjtin vendim në Shkallë të Parë dhe në Apel”, – tha për Citizens Channel Dorina Asllanaj, avokatja e banorëve të Zall-Gjoçaj.

Komuniteti i Zall-Gjoçajt në Mat, prej katër vitesh kundërshton hidrocentralet “Sekë” dhe “Zais” që fusin në tuba lumin Flim dhe Urakë.

Banorët e pritën më gëzim vendimin e Gjykatës së Lartë. “E morëm vesh fitoren. Ma i gëzum nuk kam si me u ndje!”, – thotë Adem Xhokola përmes telefonit. Edhe sot, ai së bashku me Hasan Pashën dhe Abdi Toçin rrugëtuan katër orë me makinë dhe dy orë në këmbë për të qenë të pranishëm teksa merrej vendimin nga Gjykata e Lartë.

“Mundi, djersa dhe sakrifica e katër viteve po japin rezultat. Duhet të këmbëngulësh, të mos dorëzohesh dhe të vazhdosh betejën që të arrish diçka. Ne këtë kemi bërë dhe po arrihet rezultati”, – thotë një tjetër aktivist Dhimitër Koleci, i cili ka lindur dhe është rritur në Zall-Gjoçaj.

“Jemi shumë të gëzuar, jemi shumë te emocionuar”, – përfundon ai.

“Seka Hydropower Sh.p.k” iu drejtua me anë të një rekursi Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat proceduriale gjatë shqyrtimit të çështjes mbi hidrocentralin “Zais”.

Avokatja Asllanaj shpjegon se rekursi përdoret si mekanizëm nga njëra palë në rastet kur pretendohet se Gjykata e Shkallës së parë dhe e Apelit nuk i kanë dhënë mundësitë të barabarta që të paraqesë prova dhe që të dëgjohesh.

“Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi dy vendimet”, – shtjellon më tej Dorina Asllanaj.

Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën në vitin 2018 duke formuar Parkun Kombëtar me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri, “Lurë-Mali i Dejës”. Në po atë vit, firmës private iu dha leja për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ku njëri prej tyre do të ndërtohej në zemër të parkut Kombëtar.

Aktivistë dhe banorë filluan rezistencën e tyre dhe kanë ngritur tre padi. Njëra prej padive ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe ka mbajtur në fuqi vendimin e marrë në muajin janar të vitit 2021, që i hiqte licencën për prodhim energjie hidrocentralit që ndodhej brenda Parkut Kombëtar.

Sipas ligjit nr. 81/2017 në zonat e shpallura “Park Kombëtar”, kategoria II nuk lejohet të ndërtohen linja të prodhimit të energjisë si hidrocentralet.

Në janar të vitit 2022, pas rishikimit të zonave të mbrojtura, territori ku është ngritur sot diga në Zall- Gjoçaj u hoq nga parku “Lurë – Mali i Dejës” dhe nuk është më pjesë e Parkut Kombëtar./Media Ndërtimi.

Ambienti

Raportimi në media për ndryshimet klimatike duhet të kthehet në prioritet

Published

on

Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën dhe shkencëtarët, por edhe për të prodhuar konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo gjithnjë bazohen te e vërteta shkencore.

Po kështu, nëpërmjet rasteve konkrete të TEC-eve u paraqitën disa nga sfidat e raportimit të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe përpjekjet e gazetarëve për të arritur transparencë në këtë aspekt përballë autoriteteve. Përdorimi i teknikave të propagandës shpesh bën që të anashkalohen ose të lihen jashtë vëmendjes publike edhe tema që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

Një tjetër temë me interes ishte lufta kundër dezinformimit për ndryshimet klimatike, duke diskutuar prirjet për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat online dhe rrjetet sociale. U diskutua edhe për sfidat që hasin gazetarët, cilësimin dhe vlerësimin e burimeve të informacionit, si dhe mënyra për ta kthyer raportimin e fenomeneve shkencore në artikuj dhe histori me interes publik.

Si do të ndryshojë raportimi në media përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Sfidë mbetet detektimi i lajmeve dhe imazheve të prodhuara artificialisht, por edhe roli që algoritmet luajnë në përhapjen e informacionit që jo patjetër është prioritar apo i verifikuar për publikun.

Nga ana tjetër, mjetet teknologjike e bëjnë më të qartë ilustrimin e ndryshimeve klimatike, si për shembull duke konstatuar trendin e shpyllëzimit, krijimit të hartave live për rritjen e temperaturave, treguesve live mbi shkrirjen e akullnajave; njoftimie në kohë reale mbi katastrofa si uraganet, përmbytjet, etj.

Takimi është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i rolit të medias në adresimin e emergjencës klimatike,” të mbështetur nga Smart Balkans, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe koordinuar në nivel rajonal nga Shkolla e Gazetarisë Novi Sad./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Published

on

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe sistemet e saj ujore janë nën stres në rritje. Mungesa e ujit prek 30% të evropianëve dhe 20% të tokës çdo vit. Në fakt, 70% e qytetarëve evropianë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e ujit dhe mungesën e ujit, e megjithatë pothuajse gjysma e tyre nuk ndihen mirë të informuar për problemet që lidhen me ujin në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja pse fushata #WaterWiseEU u prezantua së fundmi, një nismë që do të kontribuojë drejt një Evrope elastike ndaj ujit deri në vitin 2050.

Cikli ynë i ujit, procesi me të cilin uji lëviz nëpër tokën, detet dhe atmosferën e Tokës, është i ndërprerë dhe duhet të rregullohet. Aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemet dhe po çojnë në më shumë avullim, më shumë përmbytje, më shumë thatësirë ​​– dhe më pak ujë për ne dhe gjithë jetën tjetër që varet prej tij.

Fushata e komunikimit #WaterWiseEU, e cila do të zgjasë deri në vjeshtë, synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj dhe të ndriçojë në qendër të vëmendjes zgjidhjet e shumta të disponueshme. Zgjidhje të tilla si rritja e ruajtjes natyrore të ujit, rimbushja e ujit nëntokësor dhe rindërtimi i shëndetit të tokës, por edhe menaxhimi i zgjuar i ujit, efikasiteti i ujit dhe ripërdorimi.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndryshojmë perceptimet ekzistuese për ujin dhe ‘Shiko ujin ndryshe’, siç thuhet në sloganin zyrtar të fushatës.

Fushata ka zhvilluar një sërë asetesh, duke përfshirë pamje të gatshme dhe mesazhe, të cilat po i vë në dispozicion të partnerëve të fushatës për t’i përdorur. Partnerët inkurajohen t’i përdorin këto mjete për të ndezur një bisedë, për të organizuar ngjarje dhe për t’u lidhur me veprimet e tyre të komunikimit./Media Ndërtim

Continue Reading

Ambienti

Zgjerohen shtigjet në Parkun e Gërmisë drejt Gollakut

Published

on

Projekti i zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë është një iniciativë e rëndësishme që ka mundësuar ndërlidhjen e zonave të banimeve përreth Parkut të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve. Ky projekt përfshiu katër shtigje të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me:

Harta të Detajuara: Sigurimi i hartave të reja dhe të azhurnuara për vizitorët.

Digjitalizim: Përfshirja e shtigjeve në platforma digjitale për lehtësimin e aksesit dhe navigimit.

Shenjëzim: Vendosja e shenjave orientuese dhe informative për të drejtuar vizitorët në shtigje të ndryshme.

Kioska Informative Malore: Krijimi i kioskeve që ofrojnë informacione të nevojshme për vizitorët.

Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve. Ky projekt ka vendosur këtë zonë në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, duke promovuar:

Turizmi i Qëndrueshëm: Përqendrimi në aktivitete që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbështesin ruajtjen e tij.

Ambientalizmi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Gjithëpërfshirja: Përfshirja e banorëve të Prishtinës në proceset vendimmarrëse dhe aktivitete mjedisore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending