Connect with us

Ambienti

“Xhepi Urban” në lagjen Arbëria të Prishtinës i domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve, ka një kosto prej mbi 250 mijë euro

Published

on

Ditë më parë në lagjen Arbëria të Prishtinës, filluan punimet për ndërtimin e parkut, të quajtur si “Xhepi i Urban”.

Në një përgjigje për Ndërtimi.info, Drejtoresha e Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës, Donika Çetta, thotë se ndërtimi i këtij parku ka qenë domosdoshmëri, shkaku i rrezikut nga rrëshqitja e dheut.

“Më datë 22.11.2022 kanë filluar punimet për revitalizimin e hapësirave publike/ndërtimin e “Xhepit Urban”, në lagjen Arbëria 3, në Prishtinë.

Lokacioni gjendet në lagjen Arbëria, qasja bëhet nga rruga Vicianum në rrugën “Ahmet Krasniqi” (përballë ambasadës së Austrisë) e cila është pronë komunale dhe do të ju ofrojë qytetarëve qasje në të dy anët e rrugëve. Ndërtimi i këtij parku ka qenë domosdoshmëri për sigurinë e banorëve pasi është zonë me potencial të rrëshqitjes së dheut dhe duhet trajtuar”.

Çetta shtoi se në këtë park përveq sipërfaqeve gjelbëruese do të ketë edhe shtigje për këmbësor dhe shkallë ndërlidhëse me rrugë, ndërsa kosto e përgjithshme e ndërtimit të këtij parku pritet të jetë mbi 250 mijë euro.

“Lokacioni ka një sipërfaqe prej 1,093 m² .Hapësirat që i përmban ky park janë:

–          Sipërfaqe gjelbëruese

–          Shtigjet – pushimoret për këmbësorë

–          Shkallët – që ndërlidhin rrugët

Ndërtimi i “Xhepit Urban”, do të bëhet me qëllim të revitalizimit, krijimit të hapësirave të reja të gjelbëra, rritjes së funksionalitetit dhe përdorimit të hapësirave publike në atë lokacion, si projekt i iniciuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve e Komunës së Prishtinës.

Kostoja totale e projektit është 277,327.55€ dhe sipas planit dinamik pritet të përfundojë në periudhën kohore prej 90 ditësh”.

Ajo foli edhe për vendimin e Qeverisë që paratë  e pashfrytëzuara nga Kryeqyteti të shkojnë në fondin e Qeverisë, ku tha se një vendim ndër të tjera dëmton edhe projektet e planifikuara nga Drejtoria e Parqeve.

“ Ashtu siç edhe ka thënë Kryetari i Kryeqytetit Z. Përparim Rama, nëse ky Projektligj për Buxhetin e vitit 2023 miratohet në formën aktuale do të dëmtojë rëndë zhvillimin e projekteve të Kryeqytetit gjë e cila do të ndikojë edhe në projektet e Drejtorisë së Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve”

Projekti për ndërtimin e “Xhepit Urban” në lagjen Arbëria ka një afat prej 90 ditësh./Media Ndërtimi

 

 

 

Ambienti

Publikohet Raporti i Vërshimeve në Kosovë për periudhën Nëntor 2022

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kanë publikuar Raportin e Vërshimeve në Kosovë. Raporti i përgatitur përfshin periudhën kohore të vërshimeve me datë 20-22 nëntor 2022.

Ky Raport është bërë me qëllim të regjistrimit të zonave të vërshuara në territorin e Republikës Kosovës duke u bazuar në informatat e të gjithë akterëve relevant.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet e drejtorive komunale, ku janë dhënë informacione për vërshime në toka bujqësore, në shtëpi private, infrastrukturë dhe ekonomi familjare.

Qëllimi bazë i këtij raporti është vlerësimi i këtyre vërshimeve të fundit në Kosovë, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve për të shtuar ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e gjithë aktorëve përgjegjës.

Vërshimet përfshijnë gati çdo vit sipërfaqet e fushave në Kosovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Shumica e lumenjve nuk kanë shtretër që mund t’i pranojnë plotat maksimale dhe si pasojë kemi vërshimet të përmasave të këtilla. Gjendja në terrenet e vërshuara është e ilustruar edhe me anë të fotove brenda këtij raporti.

Kushtet natyrore të Kosovës janë të tilla, ku pjesët e rrafshëta të territorit janë të përshtatshme dhe me

potencial për shtrirjen e vendbanimeve, vendosjen e industrisë, zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa malet qe shtrihen për rreth ngriten gati vertikalisht, gjë që kushtëzon rrjedhjen e shpejt dhe me plota maksimale të ujë rrjedhave.

Karakteristikat e ndryshme morfologjike në terren, fushat e gjera të rrethuara me male, rezultojnë në intensitetin e shpejtë të vërshimeve që kategorizohen si vërshime të zgjeruara dhe dinamike dhe i përkasin vërshimeve të zgjeruara dhe dinamike./Media Ndërtimi

Ky është raporti:

https://mmphi.rks-gov.net/MMPHIFolder/DocumentsFiles/2023_9dcc8b4b-324f-4f44-a894-918c29d7558d.pdf?fbclid=IwAR3ExuFM15K4lOl1Kn54niuboWzqHZq1GAmq31P08kMS1Mld8wb-y6DkgjQ

 

Continue Reading

Ambienti

Në Ditën Botërore të Lumenjve u organizua aktiviteti i pastrimit rreth brigjeve të lumit Ibër në Mitrovicë

Published

on

Në Ditën Botërore të Lumenjve, në Mitrovicë u organizua aktiviteti i pastrimit rreth brigjeve të lumit Ibër dhe vendosja e shportave recikluese për mbledhjen e shisheve të plastikës dhe kanaqeve.

Shportat recikluese janë vendosur në dy lokacione afër lumit Ibër (në kej afër urës kryesore dhe afër urës tek liqeni akumulues) , për të prandaluar ndotjen e lumit.

Aktiviteti u organizua nga REC – Reconciliation Empowering Communities në partneritet me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ – Shpsr Ibri, dhe Komuna e Mitrovicës Jugore – Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve

Granti për këtë projekt është siguruar nga IWRM-K i cili është Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, që zbatohet nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konzorcium me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Rrënohen tri furra të gëlqeres në Shtime

Published

on

Me datën 19.06.2023 komandanti i stacionit të policisë në Shtime, Toger Haxhi Behluli kishte mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Inspektoratin për Ruajtjen e Mjedisit dhe Ambientit nga komuna e Shtimes, komandantin e stacionit të policisë në Suharekë dhe Shefin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Mjedisore.

Temë e diskutimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe mjedisit në rajonin e Shtimes, përkatësisht trajtimin e rasteve, të personave që ndezin furrat e gëlqeres në disa fshatra të komunës së Shtimes: Karaçicë, Dugë dhe Rancë.

Policia e stacionit në Shtime i kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka zhvilluar procedura hetimore në koordinim me inspektorët e komunës së Shtimes edhe të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e personave, me qellim të ruajtjes nga ndotja të ambientit dhe mjedisit në këtë rajon.

Në lidhje me këtë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Inspektorët Komunal të komunës së Shtimes kanë iniciuar procedurë për rrënimin e tyre dhe sot, datë 22.09.2023 nga ora 10:00 njësitet e policisë të stacionit në  Shtime, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë bërë aisistimin e Inspektorëve të komunës së Shtimes dhe janë rrënuar tri furra të gëlqeres,  dy furra ne fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë.

I gjithë procesi i rrënimit të furrave të gëlqeres ka kaluar pa ndonjë incident./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending