Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Kërkohen studentë-arkitekt për restaurimin e Xhamisë së Osman Efendis në Novobërdë

Published

on

Nëse jeni student i kulturës, arkitekturës dhe/ose i fushave të tjera të ngjashme, kjo është një mundësi unike për ju që të mësoni më shumë rreth #trashëgimisë kulturore dhe të punoni me zejtarë me përvojë mbi metodat e restaurimit, dokumentimit, ruajtjes, ringjalljes dhe interpretimit të trashegimi kulturore.

Kampi i dytë i restaurimit do të mbahet ndërmjet 19-30 shtator 2022 në Xhaminë Osman Efendi në Novobërdë. Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të fushave të sipërpërmendura të aplikojnë.

HERITAGE LAB është projekt edukativ që organizohet nga CHwB Kosova, i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët e arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme për t’i mësuar metodat e dokumentimit, ruajtjes, rijetësimit dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjëratat plotësuese.

HERITAGE LAB është një aktivitet që zhvillohet “in situ”, që nënkupton se problemet në lokalitetin e trashëgimisë kulturore mbikëqyren në mënyrë të drejtpërdrejtë, teksa zgjidhjet për trajtimin, interpretimin dhe menaxhimin e tyre ofrohen menjëherë.

CHwB Kosova, në bashkëpunim me UNDP-në, nga data 19 deri më 30 shtator 2022, do të organizojë Kampin e Restaurimit në Xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë, përmes së cilës 20 studentë do të mund t’i ngritin njohuritë e tyre rreth materialeve tradicionale dhe teknikave për ruajtjen e strukturave historike. Nëpërmjet ligjëratave që do të zhvillohen nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe punës praktike të bashkërenduar nga restauratorët me përvojë, ata/ato do të jenë pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore duke zbatuar metodat dhe teknikat e mësuara përgjatë gjithë punëtorisë.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, e cila zbatohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

 

SI TË APLIKONI?

Ju lutemi ta dërgoni CV-në dhe letrën motivuese, jo më largë se 9 shtator, 2022 në emailin: KOSOVO@CHWB.ORG. Me rastin e dërgimit të aplikacionit përmes emailit, ju lutemi që tek subjekti të shkruani: “Aplikimi për Heritage Space 2022 : Restaurimi i Xhamisë së Osman Efendisë në Novobërdë (emri dhe mbiemri)”.

Nga kandidatët kërkohet që të posedojnë shkathtësi të mira të komunikimit në gjuhën angleze, meqë kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Për çdo informacion shtesë që ju nevojiten në lidhje me punëtorinë, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit:  +383 (0)38 754 866 ose në e-mailin: kosovo@chwb.org

 SHPENZIMET

Projekti do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit nga Kosova, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, ekskursionet, materialet e punëtorisë dhe udhëtimin brenda vendit.

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending