Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Si të ruhen Koleksionet muzeore në raste të emergjencave!

Published

on

Është mbajtur punëtoria “Koleksionet muzeore në raste të emergjencave” në kuadër të projektit për krijimin e “Qendrës për ndihmën e pare për Trashëgiminë Kulturore B+ Care” që zbatohet nga #CHwBKosova me mbështetje të Prince Claus Fund.

Kjo punëtori u organizua në bashkëpunim me Muzeu Kombëtar të Kosovës.

Qëllimi i punëtorisë ishte njohja me sfidat dhe hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet që ruajnë dhe prezantojnë trashëgiminë e luajtshme kulturore gjatë përpalljes me katastrofa natyrore (vërshime, tërmete, zjarri) si dhe gatishmërisë emergjente që duhet të vë në prioritet.

Në kuadër të kësaj punëtorie, CHwB Kosova ka sjell eksperten Azra Becevic Sarenkapa – eksperte në Konservim në Muzeun Kombëtar të Bosnie dhe Hercegovinës, për ndarë përvoja dhe praktika të ndryshme për bartje, vlerësim, dokumentim, konservim preventiv dhe sistemim të trashëgimisë së luajtshme kulturore në raste me katastrofa natyrore.

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin profesionistë nga MKK, Kompleksi monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit, Muzeu Etnologjik i Gjakovës, Muzeu i Mitrovicës- Museum of Mitrovica, Muzeu i Qytetit – Ferizaj dhe Muzeu i Skënderajit./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Dokumentimi i nevojshëm për turizmin rural dhe trashëgiminë shpirtërore

Published

on

Konferenca e organizuar nga EC Ma Ndryshe me temën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?” është mbajtur të mërkurën  në Kino Lumbardhi në Prizren. Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe rezultatet e projekteve “Hartëzimi i Turizmit Rural në Jug të Kosovës” si dhe “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës”, si kontribut i radhës në dokumentimin, mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të rajonit jug, duke përfshirë komunat: Prizren, Rahovec, Mamushë, Dragash, Suharekë dhe Malishevë.

Dy projektet e EC-it janë ideuar në atë mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin e institucioneve vendore dhe qendrore për konceptin ende të pazhvilluar dhe të pa eksploruar tërësisht të turizmit rural në njërën anë, dhe atë të promovimit të trashëgimisë shpirtërore në anën tjetër, si faktor të qëndrueshëm që ofrojnë edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Projekti “Hartëzimi i Turizmit Rural në Jug të Kosovës” ka synuar dokumentimin dhe hartëzimin e aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore me potencial turistik rural, që janë të përfshira në platformën e turizmit rural “Kosova Rural Tourism”. Ndërsa, projekti “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës” është vazhdimësi e përpjekjeve të EC në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, duke synuar më saktësisht ruajtjen e zanatit të punimit të dollamave dhe promovimit e transferimit të njohurive përmes trajnimeve të grave dhe vajzave të komuniteteve me prejardhje të ndryshme etnike nga rajoni jugor i Kosovës.

Në këtë konferencë janë diskutuar mundësitë, potencialet dhe nevoja e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me përfaqësues të institucioneve, profesionistët nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, përfaqësuesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, bizneseve e mediave.

Drejtori ekzekutiv i EC-it, Valon Xhabali ka bërë të ditur se Platforma që synon promovimin e turizmit rural prezanton pasuritë kulturore, natyrore e shërbimet. Po ashtu ka deklaruar se me synimin për ruajtjen e kultivimin e trashëgimisë shpirtërore, janë aftësuar 24 gra për punimin e dollamave.

Në panelin e parë të konferencës, është trajtuar rëndësia e njohjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si potenciale të zhvillimit të turizmit rural.

Lumturije Geci nga Departamenti i Turizmit në MINT ka thënë se lansimi i kësaj platforme do të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të turizmit, jo vetëm në rajonin jugor por edhe më gjerë.

Linda Çavdarbasha, zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se këso platforma duhet të krijohen edhe prej nivelit qendror, për informimin më të mirë të turistëve dhe vizitorëve.

Adem Morina, drejtor i DKRS-së në Komunën e Prizrenit ka shpjeguar se si qeveria komunale me investime në infrastrukturë përpiqet që të nxisë zhvillimin e turizmit rural.

Halim Gjergjizi nga Shoqata për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës ka tërhequr vëmendjen për nevojën e zbatimit të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, që deri më tani ka munguar, dhe si rrjedhojë ka pasur edhe degradim të aseteve natyrore të Kosovës.

Ndërkaq në panelin e dytë është diskutuar lidhur me ruajtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka thënë se trajnimi për artizanatin e “dollamave” është një formë konkrete e mbrojtjes së pasurisë shpirtërore. Sipas tij institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë aspekt, sikurse edhe sektorët tjerë.

Lumnije Kadriu, etnologe nga Instituti Albanologjik ka vënë në pah nevojën për dijen e shkathtësitë për krijimin e dollamave përkatësisht rikrijimin e trashëgimisë shpirtërore, derisa antropologia Arbnora Kolgjeraj ka thënë se trashëgimia shpirtërore rrezikon zhdukjen në mungesë të dokumentimit.

Sociologu dhe gazetari, Artan Krasniqi ka propozuar bashkëpunim më të ngushtë mes gazetarëve e ekspertëve në mënyrë që me ndërveprimin e tyre produktet e trashëgimisë shpirtërore të konservohen dhe të promovohen.

Arta Bytyqi, përfaqësuese nga bizneset lokale të veshjeve tradicionale ka pohuar se me qasjen e duhur mund të jetësohet edhe aktiviteti ekonomik, që sjellë dobi të shumanshme për komunitetin

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Ministri Çeku viziton studentët e arkitekturës që po restaurojnë xhaminë “Osman Efendi” në Novobërdë

Published

on

Xhamia “Osman Efendi” në Novobërdë po restaurohet nga studentë të arkitekturës dhe fushave të ngjashme në Kosovë, të cilët po vënë përpjekjet e tyre në hapat e parë të këtij procesi dhe po fitojnë përvojë të vlefshme gjatë rrugës.

UNDP Kosova së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimin Evropian të martën në Novobërdë patën rastin të shohim punën e mahnitshme që po bëhet nga studentët dhe zejtarët.

Për gati dy javë, të rejat dhe të rinjtë po fitojnë përvojë në fushat e ruajtjes, restaurimit dhe ringjalljes së vendeve të #Trashëgimisë Kulturore – në një kombinim të ligjëratave dhe punës praktike në Kampin e Restaurimit – organizuar nga UNDP Kosova dhe CHwB Kosova përmes tonë ” Projekti Trashëgimia Kulturore si nxitës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

“Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore?” mbahet më 28 Shtator në Kino Lumbardhi Prizren

Published

on

Konferenca “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?” do të mbahet më 28 Shtator në Kino Lumbardhi, Prizren duke filluar nga ora 10.00.

EC Ma Ndryshe, në kuadër të projekteve “Hartëzimi i Turizmit Rural në Kosovë – Rajoni Jug” dhe “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës”, është përkushtuar të kontribuojë në dokumentimin, mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të rajonit jug, duke përfshirë komunat: Prizren, Rahovec, Mamushë, Dragash, Suharekë dhe Malishevë.

Projektet janë ideuar në atë mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin e institucioneve vendore dhe qendrore për konceptin ende të pazhvilluar dhe të pa eksploruar tërësisht të turizmit rural në njërën anë, dhe atë të promovimit të trashëgimisë shpirtërore në anën tjetër, si faktor të qëndrueshëm që ofrojnë edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Përmes transferimit të njohurive dhe aftësive mbi hartëzimin e trashëgimisë kulturore tek të rinjtë të komuniteteve me prejardhje të ndryshme etnike nga rajoni jugor i Kosovës, kërkimin gjithëpërfshirës në terren dhe realizimin e një sërë aktivitetesh dhe nismash të tjera, projekti “Hartëzimi i Turizmit Rural në Kosovë – Rajoni Jug” ka synuar dokumentimin dhe hartëzimin e aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore me potencial turistik rural, që janë të përfshira në platformën e turizmit rural “Kosovo Rural Tourism”. Ndërsa, projekti “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës” është vazhdimësi e përpjekjeve të EC në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, duke synuar më saktësisht ruajtjen e zanatit të punimit të dollamave dhe promovimit e transferimit të njohurive permes trajnimeve te grave dhe vajzave te komuniteteve me prejardhje të ndryshme etnike nga rajoni jugor i Kosovës.

Për të diskutuar hapur lidhur me mundësitë, potencialet dhe nevojën e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, në këtë aktivtet do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve, profesionist nga lëmia e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ambasadave që veprojnë në Kosovë, të biznesve, mediave lokale dhe qendrore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending