Connect with us

Ndërtim

4.2 milionë metra katror u ndërtuan për 3 vjet në Tiranë, shumë banesa të reja janë të pabanuara!

Published

on

Duke rritur numrin e ndërtimeve të reja, me një sipërfaqe që llogaritet në vetëm 3 vitet e fundit në 4.2 milion metra katror ndërtim, e ndërsa numri i popullsisë i kryeqytetit në 5 vitet e fundit, është rritur me vetëm 57 mijë banorë, Tirana rrezikon të rrisë sipërfaqen e banesave stok dhe numrin e banesave të pabanuara duke shkaktuar probleme të tjera ekonomike dhe sociale.

Sikur të mos mjaftonte rritja e sipërfaqes së ndërtimit të ri, ka rezultuar e humbur më shumë se 500 mijë metra katror sipërfaqe natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës, ku rreth 87% e sipërfaqes së qytetit është shndërruar në sipërfaqe të koracuar, duke mos lejuar përthithjen e ujërave sipërfaqësorë dhe ato të shiut, sipas studimit të Institutit Co-Plan, raporton Citizens-channel.com.

Pasojat si përmbytjet e rrugëve, fryrja e lumit Lana-njëkohësisht edhe kanal ujërash të zeza i hapur; trafiku i rënduar përgjatë ditëve të javës në qytet dhe bllokime të pikave hyrëse dhe dalëse të qytetit gjatë fundjavave; humbja e hapësirave natyrore dhe shesheve brenda blloqeve të banimit dhe shndërrimi i tyre në kantiere ndërtimi; shtimi i lagjeve të reja të karakterit “gated communities” në jug dhe juglindje të qytetit; zhdukja e shtresave historike të qytetit të ndërtuar përgjatë periudhës moderniste të viteve 20-30 dhe qytetit të shekullit XIX dhe së fundmi, por jo i fundit problem për Tiranën: kullëzimi dhe betonizimi duken se janë pasojat e dokumentit të kritikuar që pa u miratuar të planit Boeri.

Në Shqipërinë me rreth 2.8 milion banorë, e cila po përballet me gjakderdhjen e dytë të popullsisë që pas eksodit të fillim viteve 90-të, ku paga mesatare nuk kalon 300 euro, përqendrimi i investimeve në qendrën e Tiranës, ka sjellë pasoja zinxhir në sektorë të tjerë. Kështu, kjo nxitje xhentrifikuese ka shkaktuar rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme me rreth 6% që nga 2020 e ndërsa ekonomia e përgjithshme u tkurr pothuajse me të njëjtën masë për shkak të pandemisë. Sipas revistës Monitor, vetëm në vitin 2021, në Tiranë, “është dhënë sipërfaqja më e madhe e lejeve në historinë e tranzicionit të Shqipërisë, ndoshta me përjashtim të vitit 2003”.

Rritja eksponenciale e ndërtimeve, ku njëri tremujor e kalon disa fish një tremujor pararendës, “ka kaluar në përmasat e marrëzisë”, referuar revistës Monitor, një prej periodikëve vendas që raportojnë dhe investigojnë në lidhje me ekonominë, biznesin dhe tregun. Pa hyrë në analizim të qëllimeve apo burimeve të të ardhurave se nga ku po financohet ky ndërtim, s’mund të lëmë pa përmendur Global Initiative against Transnational Organized Crime, organizatë e cila na kanë sjellë një panoramë të qartë të përdorimit të tregut të pasurive të paluajtshme për qëllime pastrimi parash që vijnë nga ekonomia e zezë.

Edhe pse në fushatën e tij të parë elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë premtoi se nuk do të kishte ndërtime në zona të gjelbra, në pak kohë, qytetarët e Tiranës panë të zhduken mijëra metra katrorë pyll dhe dëshmuan si Parku i Liqenit u transformua në truall për ndërtim, raporton Citizens-channel.com.

Nga të katër anët e të vetmes gjurmë të gjelbër të kryeqytetit të trashëguar që nga 1958, parkut të liqenit artificial, shihen vinça dhe kantiere shumëkatëshe të cilat po sfidojnë kodrat e Saukut dhe po terin deri në tharje burimet natyrore të zonës, duke asfiksuar të vetmen mushkëri të mbetur të qytetit me 1 milion banorë.

Kryeqyteti, në më pak se 5 vjet, humbi të gjelbrën, historiken, publiken e ndërsa raporti me hapësirën u deformua në xhepa ajri mes dy pallatesh të cilat rrinë 10-15 metra larg njëri-tjetrit.

Qyteti filloi të zbriste në indekset e cilësisë së jetesës për çdo vit, sipas Numbeo, duke shkuar vetëm në periudhën 2021-2022, nga vendi 215 në mes të 2021, në vendin e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete të klasifikuara. Sikur të mos mjaftonte kjo, Tirana është në vendin e 242, e cilësuar si kryeqyteti më i ndoturi në Europë.

Fushata Tirana 2030 do të përqendrohej tek lodrat për fëmijë, transporti alternativ, mobiliteti i gjelbër e deri tek pyjet vertikale dhe orbitale.

Sot, qyteti është katandisur në një fjetore masive betoni, ku shkollat s’kanë më oborre, dhe kopshtet për gjelbërim përdorin tapetin jeshil brenda qendrave tregtare apo pallateve-kulla.

Gjashtë vjet nga miratimi i planit, Tirana është shumë më larg të qenurit e banueshme se sa ishte kur Veliaj mori Bashkinë. Sot Tirana duket sa vitale aq edhe e pashpresë dhe depresive.

Zhvillimi i kryeqendrës së shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe mediave ndërkombëtare, ku këto të fundit pasqyrojnë në kohë reale ngjarjet që kaplojnë vendin duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me zëra kritikë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërinë civile të kryeqytetit por jo vetëm. Kështu, media ndërkombëtare si The guardian do të pasqyronin në ditët e nxehta të gushtit ndërtimin më të fundit “Frankeshtajn” të Tiranës, godinën në formën e kokës së Skënderbeut, duke rikthyer vëmendjen tek ndërtimet e kullave në Tiranë./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya

Published

on

Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.

Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.

Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.

Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.

Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.

Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending