Connect with us

Infrastrukturë

“Bashkimi i qytetit të Ferizajt” u ndërtua mbi parcelat INFRAKOS-it që kanë kontekst pronësor

Published

on

Komuna e Ferizajt nuk ka njohuri se a i ka arritur objektivat e projektit sepse nuk ka hartuar një metodë për të matur ndikimin që do të ketë projekti.

“Komuna nuk ka të dhëna paraprake për numrin e aksidenteve në zonën e hekurudhës dhe në mungesë të tyre s’ka mundësi të masë efektin e projektit.”, shkruan në raportin e auditimit të performancës “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Komuna as nuk kishte hartuar projeksione paraprake lidhur me të hyrat nga qiratë e lokaleve ndërsa ka pasiguri lidhur me mbledhjen e tyre për shkak të kontestit pronësor me INFRAKOS-in.

Komuna ka lëshuar parkingjet nën tokësore në përdorim me anë të Kompanisë Publike Komunale “Ambienti”, mirëpo tarifat ende nuk janë aprovuar në Kuvendin Komunal prandaj aktualisht Kompania operon me tarifa që i cakton vet.

Bazuar në çështjet e identifikuara gjatë auditimit rezulton se ka nevojë për përmirësime në procesin e zhvillimit të projekteve të tilla në secilën fazë të tyre.

Për të eliminuar mangësitë e identifikuara Zyrës Kombëtare të Auditimit ka dhënë 13 rekomandime, dy për Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës dhe 11 për Komunën e Ferizajt.

Përgjigja e palëve të përfshira në auditim Ministria e Mjedisit Planifikimit dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Ferizajt janë pajtuar me gjetjet e auditimit si dhe janë zotuar se do t’i adresojnë të gjitha rekomandimet e dhëna.

Komuna nuk kishte marrë të gjitha masat për të siguruar parakushte për ndërtim të papenguar të projektit. Komuna e kishte ndërtuar projektin në parcela mbi të cilat INFRAKOS-i, ka pretendime pronësore. Kjo ka ndikuar në zgjatjen e kryerjes së punëve dhe ndërprerje të shumta të punimeve gjatë ekzekutimit.

Kjo për shkak se ka munguar koordinimi në mes Komunës dhe INFRAKOS-it. Komuna kishte aplikuar për pëlqim për ndërtim nga Kompania Regjionale e Ujit dhe Kanalizimit Bifurkacioni në Ferizaj përderisa kjo e fundit ka lëshuar dy pëlqime për të njëjtën kërkesë.

Komuna ka kontraktuar shërbime/punë me çmim shumë më të lartë se vlera e parashikuar e kontratave duke e kufizuar konkurrencën mes operatorëve ekonomik.

Vlera e kontraktuar për konkurs të projektimit ishte katërfish më e lartë apo për 61,500 euro më shumë se vlera e parashikuar.

Për kontratën Ndërtimi i nënkalimit për vetura vlera e parashikuar e kontratës ishte tejkaluar për 1.9 milion euro apo për 47% më shumë se vlera e kontraktuar.

Për kontratën Ndërtimi i nënkalimit shkak ishte mos analizimi i duhur i vlerës së parashikuar të kontratës.

Komuna nuk e kishte menaxhuar ndërtimin e projektit si duhet sepse i kishte paguar operatorit ekonomik punë të cilat ende nuk janë përfunduar dhe në anën tjetër operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat ende nuk është paguar.

Kjo për shkak se menaxherët e kontratave nuk kishin menaxhuar në mënyrë aktive kontratat e ndërtimit, nuk kishin raportuar në mënyrë sistematike dhe të detajuar dhe nuk kishin plotësuar librin ndërtimor siç duhet, andaj ne nuk kemi marrë siguri që shumat e paguara përputhen me punët që janë kryer.

Komuna nuk ka bërë ende pranim teknik të projektit, për shkak se nuk janë përfunduar të gjitha punët në projekt, mirëpo i njëjti është inauguruar dhe është lëshuar në përdorim.

Përdorimi i nënkalimeve pa pranim teknik, rrezikon sigurinë e përdoruesve dhe në rast dëmtimi, është e vështirë të identifikohet kush e ka shkaktuar dëmin./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending