Connect with us

Infrastrukturë

Jashtë Planit Zhvillimor Komunal, Komuna e Ferizajt ndërtoi nënkalimin milionësh

Published

on

Plani Zhvillimor Komunal (PZhK) është një dokument strategjik multi-sektorial që e harton Komuna me të cilin i përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor në komunë. PZhK-ja pastaj zbërthehet në planin zhvillimor urban (PZhU) dhe rural (PZhR) për një periudhë së paku tetë (8) vjeçare. Para se të përfshihen në Ligjin e Buxhetit, projektet duhet të përfshihen në PZhK, përkatësisht PZhU dhe PZhR.

Projekti “Bashkimi i qytetit të Ferizajt” ngërthen tre projekte të cilat janë përfshirë në Ligjin e Buxhetit të vitit 2018, e pastaj janë definuar me një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Komunës së Ferizajt (tutje Komuna) dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (tutje Ministria). Ministria e ka përfshirë projektin në tabela të buxhetit të vitit 2018 pa kërkuar detaje nga Komuna.

Në PZhK-në 2017-2025 është e vështirë të identifikohet ky projekt, sepse nuk ka përshkrim që përputhet me projektin. Ekziston vetëm përshkrimi “ndërtimi i parkingjeve nëntokësore” që përbën vetëm një pjesë të projektit.

Në foto është identifikuar parcela ku do të ndërtohej parkingu nëntokësorë (pjesa e hijezuar me ngjyrë vjollcë).

Sipas zyrtarëve të komunës, kjo pjesë paraqet edhe projektin “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Komuna nuk ka PZhU, ku për “Bashkimin e qytetit të Ferizajt” do të mund të gjendeshin më shumë detaje.

Me PZhU-në komunat dokumentojnë të ardhmen e planifikuar të qytetit, orientimet e saj zhvillimore të zbërthyera në objektiva të matshme dhe specifike.

Po ashtu, PZhU-ja duhet të përmbajë edhe vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Përveç që Komuna nuk e ka PZhU-në, nuk i ka as këto dy vlerësime.

Sipas zyrtarëve, Komuna është në proces të hartimit të PZhU-së, prandaj Komuna nuk e ka përfshirë projektin në këto plane.

Në mungesë të PZhU-së, “Bashkimit të qytetit të Ferizajt” i mungojnë vlerësimet, shumë të nevojshme para fillimit të punimeve/investimeve në komunë. Për më tepër, projekti nuk ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në kuvend komunal.

Meqë projektet nuk kanë derivuar nga një analizë e mirëfilltë e rrethanave dhe nuk ishin përfshirë në dokumentet strategjike komunale, vendimi i Komunës për investim ishte vendim arbitrar. Komuna ka përgatitur vetëm një dokument ekspertize, i cili përmban rekomandime por pa detaje specifike dhe kritere të matshme.

Për më tepër, dokumenti është hartuar pasi që Ligji i Buxhetit për vitin 2018 ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Dokumenti nuk është as i protokolluar. Kjo mënyrë e marrjes së vendimeve për investime e bën Komunën jo transparente dhe të hapur ndaj qytetarëve të saj për projektet në të cilat investon.

Në korrik të vitit të kaluar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përuroi nënkalimin “Bashkimi i qytetit”.

Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontributdhënësit për këtë nënkalim, Aliu potencoi se ferizajasit padrejtësisht janë ndarë përmes hekurudhës dhe, sipas tij, nuk e meritonin një gjë të tillë.

“E bëmë këtë sepse Ferizaj pati një borxh: të mos ndajë qytetarët dhe ekonominë në dy krahët e tij. E për këtë u desh punë e përkushtim, u desh dija profesionale”, kishte deklaruar Aliu.

Tenderi i këtij projekti ishte shpallur më datën 20 korrik të vitit 2018, dhe kishte një kosto prej 6 milionë euro./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending