Connect with us

Infrastrukturë

Vonesa në kryerjen e punëve dhe pa pranimi teknik projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit: Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Objektivë e këtij auditimi ishte të vlerësohej nëse Komuna e Ferizajt ishte efikase në planifikim dhe menaxhim si edhe nëse janë arritur objektivat e këtij projekti.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar projektin që nga zanafilla e tij në dhjetor të vitit 2017 e deri në prill të vitit 2022, përfshirë planifikimin, procedurat e prokurimit, menaxhimin dhe arritjen e objektivave të projekti.

Subjekt i këtij auditimi janë Komuna e Ferizajt dhe departamenti i Financave në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili është përfshirë në fushëveprim sa i përket çështjes së pagesave të kryera në emër të projektit.

Auditimi ka konstatuar se Komuna e Ferizajt nuk ishte efikase në planifikimin dhe menaxhimin e projektit “Bashkimi i qytetit” sepse kishte marrë më shumë kohë dhe kishte kushtuar më shumë se që ishte paraparë.

Auditimi ka nxjerrë në pah, se si pasojë e planifikimit jo të mirë të projektit, komuna kishte kontraktuar shumë punë të cilat nuk ishin parashikuar në fillim dhe për pasojë kishte kosto shtesë, menaxhim jo efektiv të kontratave, kishte vonesë në kryerjen e punëve dhe ende nuk është bërë pranimi teknik i projektit.

Po ashtu, komuna nuk ka bërë vlerësim lidhur me nivelin e arritjes së objektivave të ndërtimit të projektit, që do të thotë se nuk ka informacion se çfarë vlere i ka shtuar investimi jetës së qytetarëve të komunës.

Komuna nuk e kishte përfshirë projektin në dokumentet strategjike duke e zbehur kështu transparencën ndaj qytetarëve. Nuk ishin buxhetuar mjete të mjaftueshme për realizimin e projektit dhe si pasojë projekti nuk ka arritur të realizohet me kohë.

Komuna nuk kishte marrë të gjitha masat për të siguruar parakushte për ndërtim të papenguar të projektit. Përveç kësaj, kishte kontraktuar shërbime apo punë me çmim shumë më të lartë se vlera e parashikuar e kontratave duke e kufizuar konkurrencën mes operatorëve ekonomik. Kemi gjetur edhe se Komuna i kishte paguar operatorit ekonomik punë të cilat ende nuk janë përfunduar dhe në anën tjetër operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat ende nuk është paguar.

Komuna nuk ka njohuri se a i ka arritur objektivat e projektit sepse nuk ka hartuar një metodë për të matur ndikimin që do të ketë projekti në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,  lidhur me këtë auditim ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e kontrolleve në fazën e planifikimit, tenderimit dhe menaxhimit të projektit dhe ka deklaruar se është më se  e nevojshme që fondet publike të shpenzohen me përgjegjshmëri të plotë. Planifikimi i dobët dhe menaxhimi jo efektiv i kontratave publike që ndërlidhen me projektin “Bashkimi i qytetit” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës shpenzime shtesë, dhe, edhe pas katër viteve projekti nuk ka përfunduar. Projektet e tilla me interes publik dhe me kosto të lartë financiare, duhet t’i nënshtrohen një diskutimi gjithëpërfshirës dhe me kohë me qytetarët dhe duhet të ketë objektiva të qarta dhe të matshme për realizmin e tyre.

Me qëllim të përmirësimit të procesit të menaxhimit të projekteve të tilla ndërtimore kemi dhënë dy rekomandime për Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe 11 rekomandime për Komunën e Ferizajt.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending