Connect with us

Infrastrukturë

Ndahen 50 milionë euro për 300 kompani ndërtimi në Shqipëri

Published

on

Akti normativ i qeverisë që kompenson çmimet e materialeve të ndërtimit ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në parlament.

Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se nga ky akt do të përfitojnë 300 kompani dhe se vlera që do i kushtojë buxhetit të shtetit kapë shifrën e 6 miliardë lekëve.

“Rritja ndjeshme e çmimeve në treg për materialet e ndërtimit ka ngadalësuar një pjesë të madhe të kontratave publike pasi ecuria e mëtejshme e tyre do të shkaktonte humbje të parikuperueshme për kompanitë e tyre deri në falimentimin e tyre. Kjo situatë do të detyronte ndërprerjen e punimeve si pasojë do të kishim ngadalësim të përfundimit të objekteve që janë të parashikuara këtë vit në buxhet”, u shpreh ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Deputetja demokrate, Grida Duma akuzoi qeverinë se po favorizon disa kompani.

Kritikat nuk ishin vetëm nga opozita, por edhe nga vetë brenda grupit parlamentar socialist. Erion Braçe tha se nisma e qeverise është e duhura por ka nevojë për më shumë transparencë

“Ndërkohë ky akt ka një boshllëk shumë të madh, të thellë që rrezaton mënyrën sesi kapitalistët tanë por edhe ne në ndonjë rast mendojmë. Do paguajmë më shtrenjtë hekurin, çimenton, bitumin, tubat, telat madje edhe me çmimet qe janë drejtpërdrejtë abuzim i një grushti tregtarësh në tregjet tona të përqendruara”, u shpreh Erion Braçe.

Qeveria do te kompensoje ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të materialeve të ndërtimit./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending