Connect with us

Infrastrukturë

Evropa do t’u japë fund importeve ruse të energjisë

Published

on

BE-ja do të çlirohet prej varësisë së importeve ruse të energjisë. Komisioni po i përshpejton planet për më shumë energji të rigjenerueshme dhe vende të tjera furnizuese. Vendet anëtare paralajmërojnë nga një embargo.

Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, BE-ja bën plane afatmesme. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen theksoi: “Ne duhet të çlirohemi nga varësia prej gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia”. Por është e qartë, që këto masa nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe as nuk janë të realizueshme afatshkurtër. Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë ka qenë prej kohësh duke u përgatitur në Bruksel – tani për shkak të luftës në Ukrainë plani po përshpejtohet, raporton DW Shqip.

“REPower EU” (vendoja e furnizimit të Europës me energji mbi një bazë të re) është titulli i programit, lidhur me të cilin do të konsultohen në samitin në fundjavë krerët e BE-së. “Dukshëm përpara 2030-s.” BE-ja duhet të bëhet e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusiadhe bashkarisht të zhvillojë burime energjie të sigurta, me kosto të favorshme dhe të qendrueshme, deklarohet. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe duhen mbushur rezervat e gazit për dimrin e ardhshëm.

Të gjitha këto duhet të vihen në lëvizje për të arritur objektivin për klimën për vitin 2050. Tani duhet të veprohet shumë më shpejt – dhe ky është problemi më i madh: Sepse është e qartë, që sanksionet e menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë, tani për tani europianët i konsiderojnë si mjeti i fundit. Kaq shumë varen ekonomitë europiane nga lëndët ruse: Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi, se vendi i tij të gjithë energjinë e merr nga Rusia dhe nuk mund ta përballojë ndërprerjen e furnizimeve.

Kancelari Olaf Scholz beson, se edhe vendi më i pasur i BE-së nuk ia del: Ndërkohë ne nuk mund ta sigurojmë ndryshe furnizimin, ndaj energjia „me vetëdije” është përjashtuar prej sanksioneve kundër Rusisë, tha Scholz në një video-konferencë me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Ministri i Jashtëm Anthony Blinken deklaroi: „Eshtë e nevojshme dhe një shans që vendet europiane të çlirohen nga energjia ruse.”.

BE-ja merr gjithsej 60 përqind të energjisë nga Rusia dhe është e varur fort prej këtyre importeve./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending