Connect with us

Aktuale

Refugjatët afganë e shpërblejnë me ngjyra mikpritjen e Shqipërisë

Published

on

Afganët e evakuuar së fundmi në Shqipëri kanë pikturuar dy murale në Tiranë dhe Shëngjin për të shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë që u kanë bërë.

Faleminderit Shqipëri, nuk do të të harrojmë”, shkruhet në një mural në një ndërtesë të vogël pranë portit të Shëngjinit në Shqipërinë veriore, ku po strehohen disa refugjatë afganë që iu larguan pushtimit të talebanëve.

Një tjetër mural është në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, dhe shkruhet e njëjta gjë. Të dy muralet kanë edhe diçka tjetër të shkruar në persisht.

Artistët që pikturuan këto murale janë nga një organizatë artistike e quajtur “ArtLords”. E themeluar në vitin 2014 në Afganistan, disa nga anëtarët e saj u larguan nga vendi kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021. Disa prej tyre mbetën pas, por nuk mund të punojnë më si artistë.

BIRN takoi tre nga artistët në Shëngjin, të cilët tani për tani jetojnë në Shqipëri, në pritje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo vende të tjera evropiane.

Ahmad Yama Farhad, 28 vjeç, tha për BIRN se ata i pikturuan muralet për t’i thënë “faleminderit” mikpritësve të tyre shqiptarë.

“Ne i pikturuam muralet në Shqipëri vetëm për të falënderuar popullin shqiptar. Arsyeja e dytë për muralin ishte që refugjatët afganë të mblidheshin këtu për një farë kohe, për të harruar dhimbjen dhe trishtimin e tyre dhe për të folur së bashku, për të pikturuar dhe për të folur me njëri-tjetrin”, tha ai për BIRN.

Ai tha se vazhdon të pikturojë në dhomën e tij të hotelit ku po qëndron dhe se arti i tij fokusohet në kulturën afgane, të drejtat e grave dhe disa nga punët e mëparshme që kanë bërë më parë në Afganistan.

“Ne kemi bërë 15 punime me bojë në Shqipëri, pesë për kulturën afgane, për t’i treguar popullit shqiptar diversitetin e kulturës në Afganistan, ndërsa pesë të tjera kanë të bëjnë me situatën e grave në Afganistan, të cilat i pikturuam për të treguar se çfarë po ndodh me gratë në Afganistan. që kur talebanët morën pushtetin. Pesë të tjera kishin të bënin me punën tonë të kaluar në Afganistan; për të treguar se çfarë kemi bërë në Afganistan në të kaluarën”, shtoi ai.

Nargis Khajazada, 23, gjithashtu pjesë e “ArtLords”, thotë se ajo ishte marrë për pesë vjet me pikturë në Afganistan. Piktura ka qenë gjithmonë mënyra e saj për të shprehur gjërat.

“Mesazhi në pikturë është nga të gjithë refugjatët afganë për popullin shqiptar për t’i falënderuar ata për mikpritjen e refugjatëve në Shqipëri”, tha ajo.

“Ne gjithashtu kemi shkruar një mesazh në gjuhën tonë dhe është një këngë e famshme në Afganistan që flet për dhimbjen që ka vuajtur populli afgan gjatë luftës. Çështja është se si është lodhur vendi nga kjo situatë, ndaj ne e pikturuam atë mesazh në mur, për t’i thënë popullit shqiptar: “Shikoni çfarë vuajtëm ne në Afganistan,” tha ajo për BIRN./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë para Gjykatës së Prishtinës më 16.05.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., që sipas prokurorisë është e ndaluar me ligj.

Në seancën e 16.05.2024 janë dëgjuar Hysen Merovci, Shaban Krasniqi dhe Mexhide Behluli të cilët ishin propozuar si dëshmitarë për t’u dëgjuar nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

Mexhide Behluli e cila ishe ftuar të dëshmojë në rolin e zyrtares ligjore në Ministri të Infrastrukturës tha se nuk i kujtohej se ka qenë në takimin në të cilin ishte diskutuar nga sekretari i kësaj ministrie dhe udhëheqësit të divizionit lidhur me kërkesën për futjen e kompanisë “Sallahu” SH.P.K, në listën e zezë.

“Nuk më kujtohet që kam qenë pjesë e këtij takimi” – tha Mexhide Behluli gjatë dëshmisë së saj në gjykatë.

Ajo mohoi të jetë në dijeni se ka pasur një kërkesë nga Vlamire Bllaca për ta futur në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kompaninë e “Sallahu” SH.P.K.

Mexhidi tha se fushë-veprimtaria e saj ishte të jetë si pikë kontakti mes avokaturës shtetërore dhe MI në lidhje me lëndët Gjyqësore në të cilat MI ishte palë e paditur.

Pas Behlulit, dëshmoi Hysen Merovcit, i cili kishte qenë udhëheqës i divizionit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Për dallim nga Behluli, dëshmitari Merovci tha se është mbajtur një takim me sekretarin e MI, Izedin Bytyqin për të diskutuar lidhur me kërkesën e Valmire Bllacën për ta futur në listë të zezë të kompanisë “Sallahu” SH.P.K.

“Sekretari i MI Izedin Bytyqi më ka kërkuar mua në cilësinë e udhëheqësit të divizionit të projektit edhe kjo çika e departamentit ligjor, Mexhide në takim me zyrën e sekretarit në lidhje me një ankesë që është bërë nga Operatori Ekonomik ‘Sallahu’, e ka lyp mendimin tonë, në lidhje me vlerësimin e një tenderi për ndërtimin e urës M9 Pejë – Kuqisht” – tha Merovci.

Në fund është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Krasniqi i cili ishte gjeodet në kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Me të përfunduar faza e dëgjimit të dëshmitarëve, gjyqtari Avni Syla njoftoi të pranishmit në sallë se meqë nuk ka asnjë propozim për plotësimin e provave, do të kalohet në fazën e dhënies së mbrojtjes nga të akuzuarit.

Ky rast po gjykohet nga gjykatësit Avni Syla, kryetar i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe Sulltane Hoti – anëtarë. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori i krimeve të rënda, Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzad Musliu, në nëntor të vitit 2020 i kishte tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë – Kuqishtë me lokacionin Drelaj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending