Connect with us

Aktuale

Inspektorati ndali punimet në 15 asete të trashëgimisë kulturore

Published

on

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore gjatë vitit 2021 ka ndërmarrë veprime për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke ndaluar punimet dhe duke obliguar palët për kthim të aseteve në gjendje të mëparshme në 15 raste (2 raste në Pejë, 7 raste në Prishtinë, 4 raste në Prizren, 1 rast në Kamenicë dhe 1 rast në Klinë).

Ka ngritur 3 Kallëzime penale (2 kallëzime penale në Prizren dhe 1 kallëzim penal në Prishtinë). Gjithashtu ka kërkuar fillimin e procedurave kundërvajtës në 3 raste ( 1 rast në Deçan, 1 rast në Prishtinë dhe 1 rast në Gjakovë).

Gjatë vitit 2020 sipas Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore janë evidentuar 4 raste të ndalimit të punimeve: ndalim i punimeve në “Shkollën e parë shqipe në Prishtinë”, ndalim i punimeve te “NEWBORN” në Prishtinë, ndalim i punimeve në Bibliotekën Kombëtare në lidhje me rregullimin e platosë, ndalim i punimeve tek “Xhamia e Pirinazit” në Prishtinë dhe ndalim i punimeve te “Hotel Grand”.

Gjithashtu në një rast është obliguar pala për largimin e objekteve reklamuese nga aseti i trashëgimisë kulturore, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare.

Nga ITK është bërë edhe një kallëzim penal për “Shkollën e parë shqipe”.

Policia e Kosovës për vitin 2020 ka njoftuar për 4 raste të iniciuara të dëmtimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe 4 raste të dërguara në prokurori për dëmtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Asetet e trashëgimisë kulturore përballen me sfida sa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të tyre.

Në raportin e CHWB-së “Gjendja e trashëgimisë kulturore në Kosovë 2021”, shkruan se shumica e aseteve trashëgimisë kulturore të kategorisë arkitekturore janë në gjendje të mirë dhe mesatare fizike si dhe vazhdojnë të mbesin në gjendje të njëjtë fizike. Megjithatë nuk mungojnë asetet të cilat janë në gjendje të keqe  fizike, pranë shkatërrimit të tërësishëm apo edhe ato të cilat janë rrënuar plotësisht.

  • Në disa raste ka prioritizim të gabuar, intervenohet në ndërtesa të reja krahas atyre të cilat janë në rrezik dhe fokusi i intervenimi është në rajone të caktuara të Kosovës.
  • Në disa raste, vet pronarët e aseteve janë shkaktar se pse nuk intervenohet në disa asete nga institucionet përgjegjëse duke refuzuar intervenimin.
  • Mungesa e numrit të inspektimeve dhe përditësimi i të dhënave nga terreni kontribuon që në raste të caktuara të përkeqësohet gjendja fizike e disa aseteve apo edhe të mungojnë të dhënat e përditësuara nga terreni.
  • Mungesa e kapaciteve të mjaftueshme profesionale interdisiplinare për hartimin e projekteve të restaurimit paraqitet si njëri nga shqetësimet me të cilat përballen QRTK-të.
  • Vlerësimi i projekteve nga IKMM është po ashtu një nga problemet në realizimin e projekteve. Ky proces në shumë raste merr shumë kohë derisa është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky vlerësim të bëhet më shpejt, veçanërisht kur bëhet fjalë për masa preventive e intervenime emergjente në asete./Media Ndërtimi.

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending