Connect with us

Aktuale

Ndërtimet pa kontroll po e cenojnë Hartimin e Planit Zhvilimor në Prishtinë

Published

on

Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm deklaroi se që nga marsi i vitit 2018 janë duke punuar për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të ri dhe Hartës Zonale.

Në debatin Kallxopërnime, Bashota theksoi se për pesë vjet janë duke punuar për këtë dokument të rëndësishëm në të cilën i kanë përfshirë edhe grupe punuese tematike që janë përkatëse për fusha të ndryshme.

Sipas tij, është krijuar një komitet konsultativ dhe janë përfshirë Instituti për Planifikim Hapsinor, Universiteti i Prishtinës, Shoqata e Arkitektëve, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Asocioni i Arkitektëve, Odën Ekonomike Amerikane dhe të Kosovës, Pro Planing, CHWB, OJQ- Ec ma ndryshe dhe UN Habitat.

“Plani Zhvillimor Komunal është një plan strategjik multisektorial i cili përcakton caqet e zhvillimit ekonomik social dhe hapsinor i cili e jep vizionin në vija të trasha ku ka rreth 700 faqe.” tha në këtë debat.

Gjatë debatit Bashota ka theksuar se për këtë komunë janë krijuar edhe hartat digjitale që më herët Prishtina nuk i ka pasur asnjeherë.

Sipas tij në këto harta mund të shihen edhe shtrirja e gypave të Termokosit, kanalizimin, ujësjellësin, por që këto harta nuk janë publike për qytetarin. Drejtori ka theksuar kur të bëhet votimi për hapjen e Shqyrtimit Publik, këto harta do të bëhen publike.

“Urbanizmi është i detyruar të zbatoj një plan rregullativ ne bazë të kërkesës së një qytetari sa do kate që ai i kërkon e janë më plan, në të kundërten qytetari ka të drejtë me e dërgu në prokurori pse nuk po ja jepë lejen që e ka me plan”, tha Bashota për ta shuar kurreshtjen se a janë me leje të gjitha ato ndërtime që po bëhen në Komunen e Prishtinës.

Bashota u shpreh i bindur se në bazë të rregullave për ndërtesat pyeten edhe njerëzit përreth që jetojnë aty.

Sipas tij, në shumë objekte kolektive mungojnë parkingjet, zonat e gjelberta dhe hapësirat për lëvizje.

Gjatë debatit, Elvida Pallaska, Planere Hapsinore, ka thënë që në Komunën e Prishtinës ka ndodhur një “urbicid” sikur gjenocidi,

“Pra e kanë mbytyr qytetin e Prishtinës me ligj edhe me veprim.”, tha Pallaska, duke shtuar  jo çdo gjë që ndërtohet është zhvillim, sepse, sipas saj, ndërtimet e shumta pa kontrollë janë proeces i pa rikthyeshëm ose shumë i shtrenjtë.

Debatet po organizohen prej dy organizatave që punojnë me plane hapësinore dhe trashëgimi kulturore, “Qytetarët Aktiv” dhe “Ec ma Ndryshe”./Media Ndertimi./

Harta Zonale e Prishtinës “nën skenarët e krimit të organizuar”, thotë Asociacioni i Arkitektëve

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending