Connect with us

Aktuale

Supremja anulon dënimin e drejtorit të Urbanizmit të Obiliqit që kishte lejuar ndërtimet ilegale në tokat bujqësore

Published

on

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha, i cili kishte pranuar fajësinë për korrupsion, nuk do të shkojë në burg gjashtë muaj dhe as nuk do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Kjo pasi që Gjykata Supreme e Kosovës, pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Berishës, i cili kishte pranuar fajësinë për akuzën se në prill të 2019-ës kishte lëshuar një leje për ndërtimin e një fabrike në tokë bujqësore dhe në kundërshtim me ligjin, raporton “Betimi për Drejtësi’.

Sipas aktakuzës, Arben Berisha si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit dhe Merita Simninca shefe në këtë drejtori, me qëllim që t’i sjellin çfarëdo dobie pasurore vetes apo tjetrit, në këtë rast Blerim Krasniqit, pronar i fabrikës së mobileve “Berto”, kishin keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit e kishin bërë një gjë të tillë pasi kishin lëshuar leje ndërtimore më 3 prill 2019 për ndërtimin e fabrikës së mobilieve “Berto”, në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr.41/2006 dhe Ligjit për tokën bujqësore.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë qenë në dijeni se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e kishte refuzuar kërkesën e Blerim Krasniqit për ndërrimin e destinimit të tokës në fjalë nga bujqësore në jo bujqësore.

Me rastin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit A.B. e detyrimisht aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.896/2020 i datës 15.02.2021 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, PAKR.nr.94/2021 i datës 31.03.2021, anulohen dhe urdhërohet mbajtja e rishqyrtimit gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Berisha ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas pranimit të fajësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare më 15 shkurt 2021.

Ndaj tij kjo gjykatë kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të dënuarit i  ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë e 600 euro.

Vendim i Gjykatës së Apelit është anuluar nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ushtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Florin Vërtopi.

Në vendimin e Supremes thuhet se kjo gjykatë me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ka konsideruar të dyshimtë saktësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara me vendimet e instancave më të ulëta.

 

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending