Në komunën e Rahovecit është duke u restauruar “Mulliri i Hoxhajve”, i vjetër rreth 300 veç. Por, ky restaurim po kundërshtohet, me arsyen se po bëhet fasadimi me pllakat të cilët nuk korenspodojnë me materialet rrethanore dhe mbulimi i gurëve të vjetër. Për këtë kërkohet ndërprerja e punimeve.
Këtë projekt të restaurimit Suad Çmaga e ka konsoderuar të turpshëm.
“Në Komunën e Rahovecit tashmë është evidente që tashmë nuk kanë informacion çka nënkuptohet me restaurim, konzervim dhe fasadim. Në emer të restaurimit të trashëgimisë kulturore është duke ndodhur më e keqja, ku kemi fasadim të Mullirit të vjetër afro 300 vite, me pllakat të cilët nuk korenspodojnë me materialet rrethanore, madje në këtë rastë kemi mbulim të gurëve të vjetër, të cilët u kanë mbijetuar tre shekujve. Për restaurimin e objekteve fillimisht duhet të përpilohet projekti për restaurim, projekti i restaurimit duhet të kryhet nga ekspertë të licencuar për hartimin e projektit, njëashtu kompania duhet të jetë e licencuar për restaurim të objekteve”, ka thënë ai.
Ai kërkon nga Komuna e Rahovecit urgjentisht të ndërpresë implementimin e këtij projekti të turpshëm, derisa ka shton se Komuna e Rahovecit implementimit të projekteve të tilla duhet patjetër të konsultohet me eksperta të trashëgimisë kulturore, arkitektë, inxhinjerë, topografë, artistë etj.
“Kërkoj edhe nga Familja Hoxha që urgjentisht t’i ndërpresë këto punime të cilët janë duke u zhvilluar tek mulliri i familjes së tyre, sepse me realizimin e këtyre punimeve nuk është duke u mbrojtur trashëgimia kulturore, por në të kundërtën kemi shkatërimin dhe degradimin e saj“, ka shtuar ai.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe arkitekti nga Rahoveci, Arbër Shala. Ai këtë ndërhyrje në mulli e ka quajtur tmerr.
“Po më vie shumë keq që si arkitekt dhe si rahovecian të shoh se çfarë po ndodh me trashëgiminë në qytetin tonë. Po kjo s’ështe asgjë e re, përderisa personat e përgjegjëshem nuk i marin masat e duhura. Kjo është e papranueshme. Tmerr”, ka shkruar ai.
You must be logged in to post a comment Login