Arkitektura bashkëkohore e Egjiptit rrjedhë nga një histori e pasur. Si një djep i civilizimit, shteti transkontinental ka ndikuar në stile të ndryshme ndërtimi dhe kultura të dizajnit.
Shtëpia e disa nga zhvillimeve më të hershme urbane dhe qeverive të centralizuara, Egjipti, është i përcaktuar nga gjeografia dhe prejardhja e tij multikulturore. Sot, arkitektura moderne e tij duhet të luftojë me një trashëgimi të ndërtesave që përfshijnë një mijëvjeçar.
Rrënjët e Egjiptit janë të lidhura me Mesdheun, Afrikën dhe Lindjen e Mesme. Shumica e popullsisë së tij është e koncentruar përgjatë luginës së Nilit, dhe në deltën e tij (vendin ku derdhet në det), duke shmangur kështu historikisht kushtet e shkretëtirëes në Sahara dhe në Shkretëtirën e Libisë.
Përderisa shumica e njohin Egjiptin për tempujt dhe varret, Sfinksin e Madh apo komleksin e piramidave Giza, shteti ka ndërtuar shumë projekte moderne në dekadën e fundit.
Me pejsazhin e Muzeut të Madh Egjiptian që do të hapet vitin e ardhshëm, përmbledhja e mëposhtme sjell projektet bashkëkohore të ndërtuara në të gjithë Egjiptin. Një përzierje e projekteve publike dhe private, ato reflektojnë se si arkitektët po projektojnë të ri-interpretojnë historinë dhe traditat e vendit, shkruan ArchDaily, transmeton Ndërtimi.info.
Bibliotheca Alexandrina nga Snøhetta
Bibliotheca Alexandrina është ndërtuar në një vend përkrah portit antik të Aleksandrisë në qendrën historike të qytetit. Biblioteka me 11 kate mund të përmbajë deri në 4 milion vëllime librash, dhe mund të zgjerohet deri në 8 milion me përdorimin e ruajtjes kompakte.
Përveç ndërtesave bibliotekare, biblioteka përmban edhe funksione të tjera kulturore dhe arsimore, duke përfshirë një planetar, disa muze, një shkollë për shkencë informacioni, dhe objekte konservimi.
Qendra e Vizitorëve Wadi El Gemal nga Egyptian Earth Construction Association
Me vendndodhje 50 km në jug qytetit së bregut të Detit te Kuq Egjiptian, Marsa Alam, Parku Nacional Wadi El Gemal (WGNP) u shpall zyrtarisht protektorati i 24-të në Egjipt për shkak të peizazhit të mrekullueshëm dhe burimeve të rëndësishme kulturore.
Qendra e Vizitorëve është e vendosur në hyrjen veriore të WGNP, e vendosur si një pikë qendrore përgjatë autostradës Suez / Bir Shalatein.
Kattameya Dunes Palace nga Phenomena Studio – Hisham Alaa Designs
Arkitekti dhe dizajneri i enterierit Hisham Alaa e fitoi konkursin për këtë projekt në Korrik të 2017-ës.
Skeleti prej betoni i ndërtesës vetëm se ishte i ndërtuar dhe i blerë nga pronari dhe ai dëshironte që të jetontë në një pallat modern luksoz që ka pamje nga fusha e Golfit Kattameya.
Cheops Observatory Residence nga Studio Malka Architecture
E vendosur në pllajën e Nekropolit Giza, projekti shtrihet në fshatin Nazlet El Samman. Ky vend antik u themelua në shekullin VII nga fise të shkreta të magjepsura nga Piramidat; fshati është një vend i ruajtur.
Qendra Kulturore Dawar El Ezba nga Ahmed Hossam Saafan
Dawar Kitchen është një ndërmarrje shoqërore e vendosur në Ezbet Khairallah, një nga vendbanimet më të mëdha informale të Kajros. Përmes ushqimit dhe formave të tjera të prodhimit të ushqimit, ajo ofron punësim dhe aftësim profesional për gratë migrante, refugjate dhe egjiptiane.
Ndërtesa gjithashtu synon të ndryshojë strukturën arkitekturale të përkeqësuar duke treguar mundësinë e përdorimit të burimeve ekzistuese për të krijuar një vlerë estetike dhe funksionale.
You must be logged in to post a comment Login